VIDEO/ “Ka lezet bablok…bam bam”/ Prostitucion në një hotel në Astir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka goditur një rast prostitucioni në Tiranë, pas denoncimeve në rrjet.

Nën hetim janë vënë dy persona.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

– M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;

– T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./E.T

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Të fundit

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

Lajme të tjera

Web TV