Rudina Dembacaj ndërron profil, pritet të ndërtojë impiant për energjinë e erës në Pukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama, janë miratuar lejet për kulla të reja që do të ndërtohen në Tiranë, por edhe projekte në fushën e energjisë së rinovueshme, qoftë asaj nga dielli, qoftë asaj nga era.

Kështu njëri prej dy projekteve për energjinë e erës që do të ndërtohen në Pukë, në zonën e Kçirës, është fituar nga kompania e themeluar nga Rudina Dembacaj, personazh i njohur i showbizit dhe njëherësh bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku.

Njoftimi i plotë:

Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dembacaj 2020” sh.p.k.

Kompania e themeluar nga Dembacaj ku vetë ajo është administratore është themeluar në vitin 2020, dhe ka një aktivitet të zgjeruar në ekstraktin e saj në QKB, duke nisur nga fusha e ndërtimit te import eksportet, por edhe tregtimi i farave dhe fidanëve.

“Veprimtaria e kësaj Shoqërie do të jetë thellësisht me karakter ekonomik dhe qëllim fitimprurës. Veprimtari në fushën e ndërtimit të përgjithshëm.

Veprimtari në fushën e projektimit. Tregtim materialesh ndërtimi, import-export. Ndërtim e shfrytëzim linjash e fabrikash për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Shërbim Bar Restorant.

Shitje dhe tregtim me pakicë të karburantit, stacion karburanti.

Ndërtime të përgjithshme industriale dhe civile, ndërtimi i rrugëve, autostradave, mbikalime, hekurudha, tramvai, metro dhe pista aeroportuale si dhe rikonstruksioni i rrugëve të kategorive të ndyshme. Shtimin e objektit të veprimtarisë së shoqërisë duke përfshirë në veprimtarinë e saj:

Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje e fasada, punime nëntokësore, ura e vepra arti, diga dhe tunele hidroteknike, ujësjellësa, vajsjellësa, gazsjellësa, vepra kullimi e vaditje, ndërtime detare dhe punime thellimi në ujë, punime dhe mbrojtje lumore, sistemime hidraulike dhe bonifikime, ndërtim i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linja e TN të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë, punime të inxhinierisë së mjedisit, impiante hidro-sanitare, kuzhina lavanderi, mirëmbajtja e tyre, impiante ngritëse dhe transportues, ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues, impiante të sinjalistikës ndricuese të trafikut, sinjalistikë rrugore jo ndricuese, impiante teknologjike termike dhe të kondicionimit, impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni, impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni, tv, ndërtimi i impianteve të ujit të pijshëm dhe pastrimi i tij, ndërtimi i impianteve të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane, punime topogjeodezike, shpime gjeologo inxhinierike, puse e shpime për ujë. Rehabilitim dhe rikonstruksion monumente arkitekture të kategorive të ndryshme.

Lexo edhe :  Ministra, deputetë, ish-presidentë.../ Ja 60 emrat VIP që kanë ngjitur shkallët e SPAK?!

Prodhim, tregtim i farave dhe fidanëve. Grumbullim, transportim ruajtje, riciklim, përpunim dhe asgjësim i mbetjeve të llojeve të ndryshme. Marrje dhe dhënie me qira autovetura dhe mjete të tjera.

Sidoqoftë, asgjë nuk do të interpretohet këtu si kufizim i mundësisë së shoqërisë për të hyrë në tregje apo aktivitete dhe operacione të tjera tregtare që janë të lidhura me apo në funksion të objektit të mësipërm.

Objekti i aktivitetit të Shoqërisë mund të ndryshohet dhe/ose zgjerohet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe këtë Statut”, thuhet nga kompania që zotërohet nga Dembacaj./   S.M

Të fundit

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen...

Rrjetet sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

Dikur, puna ime si kritike librash ngjallte zili në festa, ku njerëzit fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Sot, ajo më shpesh...

Në pritje të 2025/ Google ndryshon logon, ja simbolika e këtij viti

Duke shënuar fundin e vitit 2024, Google ka publikuar një Doodle festive të Vitit të Ri. Dizajni përmban fjalën “Google” me shkronja të theksuara...

“Mund të largoni fatin e mirë!” Ja gjërat që NUK duhen bërë në natën e Vitit të Ri

 Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t'i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka...

Lajme të tjera

Web TV