Rritet kërkesa për kredi! Bizneset marrin hua për investime, qytetarët për shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjerimi i aktivitetit prodhues dhe nevoja për të kryer investime të reja, i ka shtyrë bizneset të kërkojnë më shumë kredi pavarësisht normave të larta të interesit.

Në një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë, thuhet se në tremujorin e tretë të vitit është regjistruar rritje e kërkesës për kredi si nga bizneset ashtu edhe individët, madje nuk janë frenuar as nga normat e rritura të interesit.

“Kërkesa për kredi e bizneseve vijoi të raportohej e lartë, pavarësisht faktit se vijuan të mbeten të pranishëm disa faktorë që dekurajojnë kërkesën për kredi, të tillë si ambienti i normave të larta të interesit, si edhe disponueshmëria e likuiditeteve të larta nga ana e bizneseve”, thuhet në vrojtimin e bankës.

 

Por edhe pse kërkesa nga bizneset ka qenë në rritje, banka thotë se ka edhe sipërmarrje që janë stepur për të marrë kredi për shkak të normave të larta të interesit si dhe të perspektivës ekonomike.

Ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë më shumë kredi për blerje banese, madje pritet rritje e kërkesës për kredi deri në fund të vitit si për shtëpi ashtu edhe për konsum.

Gjatë muajve Korrik-gusht-shtator, bankat tregtare kanë ndryshuar qasje ndaj kredidhënies për bizneset dhe për individët, duke lehtësuar kushtet.

“Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit. Kushtet çmim u lehtësuan nga marzhet më të ulëta mbi kreditë normale.

Kushtet joçmim u lehtësuan nëpërmjet kërkesave më të ulëta për kolateral, si edhe shtimit të madhësisë së kredisë. Faktorët e tjerë joçmim u raportuan të pandryshuar.”, thuhet në raport.

Një qasje e tillë sipas vrojtimit ka ardhur si pasojë e përmirësimit të situatës makroekonomike në vend dhe pritshmërive për të ardhmen./   S.M

Të fundit

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit...

Kush është Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV