Koronavirusi prek Pentagonin, konfirmohet rasti i parë në ushtrinë amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një marins amerikans, është bërë bartësi i parë i konfirmuar i koronavirusit brenda Pentagonit. Ushtria amerikane njoftoi se një ushtarak ndodhet në izolim, pasi rezultoi pozitiv këtë javë. Testi i oficerit për Covid-19 rezultoi pozitiv në fillim të kësaj jave, konfirmoi të mërkurën, zëdhënësja e Trupave te Marinës Amerikane Kapitene, Monika Uitm për “Defense One”.

Marinsi besohet të jetë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse, që ka prekur 50 shtete amerikane nga bashkëshortja i tij, e cila kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin. Ai ishte i përfshirë në zbatimin e planeve, policore dhe operacionale të Trupës së Marinsave.

Hera e fundit që oficeri kishte qënë në Pentagon ishte më 13 mars, dhe që nga ajo ditë ai ka qëndruar në izolim duke pritur përgjigjen e testit. Qëkur filloi të mos ndjehej mirë, marinsi “kontaktoi personelin spitalor të ushtrisë” tha Uit, duke nënvizuar se edhe vendi i punës së oficerit të infektuar është dezinfektuar tashmë.

Ndërkohë, ka nisur një hetim “i plotë” për të zbuluar kontaktet e fundit të oficerit, pasi ai padashur mund të ketë ekspozuar të tjerët ndaj virusit, që tashmë ka infektuar mbi 68 mijë njerëz vetëm në SHBA.

Ndërkohë, që ky është rasti i parë i bërë i ditur me koronavirus në Marinën Amerikane, që prek edhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, ky rast mund të mos jetë e fundit, pasi disa anëtarë të stafit po presin ende të marin përgjigjet e testit të tyre.

Një nga ata që dyshohet se mund të jetë prekur me Covid-19, është edhe një komandant i Qendrës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane në Pentagon – e cilësuar shpesh si ‘Dhoma e Luftës’ – nga ku mund të urdhërohen sulmet bërthamore.

Lexo edhe :  Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Përpara një jave, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper kufizoi dhe shtërngoi masat për hyrjen në godinën e Pentagonit, duke e rritur statusin e mbrojtjes shëndetësore në nivelin e dytë më të lartë. Megjithëse fluksi i njerëzve në selinë qëndrore të ushtrisë amerikane është zvogëluar, “Defense One” ka raportuar duke iu referuar një njoftimi të brendshëm, se 30 për qind e punonjësve të saj do të vazhdojnë të shkojnë në punë.

Ushtria amerikane ka dhënë alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit, dhe potencialin e tij për të minuar gatishmërinë luftarake. Kërcënimi viral ka ndërprerë shumicën e operacioneve jashtë SHBA-së, me Esper që të mërkurën ka urdhëruar të gjitha trupat amerikane të ndalin të gjitha udhëtimet për 60 ditë, përveç Afganistanit, ku tërheqja e kontigjentit amerikan vazhdon ende.

Pandemia i ka dhënë gjithashtu një goditje të rëndë “Defender Europe 2020”, stërvitjes ushtarake të NATO-s, që duhej të përfshinte 20.000 ushtarë amerikanë, ku pjesa më e madhe e ushtrimeve do të zhvillohej përgjatë muajve prill dhe maj.

Ndërkohë që stërvitja nuk është anuluar e gjitha, pjesëmarrja e SHBA-së u reduktua “në mënyrë drastike” dhe vetë stërvitja – e cilësuar si dislokimi më e madh i ushtarëve amerikanë në Evropë në mbi 25 vjet – e ka reduktuar ndjeshëm axhendën e saj.

S.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV