“Aman kur do fillojë BBV3″/ Maestro ka një thirrje publike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armaldo Kllogjeri është përballur me një debat të ashpër javën e kaluar me balerinën e tij profesioniste, Marianën.

Shkak për këtë debat është bërë një deklaratë e balerinës, në të cilën u shpreh se Armaldo është i dashuruar me Luizin dhe duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Maestros.

Armaldo ka shtuar se komentet në rrjetet sociale nuk janë aspak të këndshme, lidhur me këtë deklaratë.

Ditën e sotme, artisti i njohur ka vendosur të ndajë në profilin e tij të Instagramit, disa komente që i kanë ardhur nga përdoruesit e rrjeteve sociale, lidhur me këtë temë.

“Aman kur do fillojë “BBV3” se nuk harron dot pupulli “BBV2″”, shkruan Kllogjeri bashkangjitur postimit.

Ndërsa në një tjetë publikim në Instastory, konkurrenti i “DWTS” shton:

“Ja e dashur Mariana cfarë bën populli për një batutë. Thuaj ti po bëhet luftë në Gaza. Thuaj ti po bëhet protestë nga studentët e mjekësisë. Ata ende kanë halle mediokre se duan të harrojnë hallet e vërteta”.

Mbrëmjen e kaluar, Armaldo dhe Mariana erdhën për herë të parë në “Dancing With The Stars” me një “Rock n Roll”. Por nuk u vlerësua pozitivisht nga juria, e cila tha se Maestro dukej shumë i hutuar.

Iliri: Maestro ti sapo interpretove në kërcim një nga filmat e mi të preferuar, “The Blues Brothers”. Madje edhe një nga filmat e t’u, sepse duhet ta kesh parë shpesh herë këtë javë. Sa i përket hapave rrahja ishte ok, ndërsa hapi në tokë me thembra dhe shukerim shpatullash ishte jo mirë. Unë shoh partneren flakë me xixa dhe ty karbon pak i lagur.

Olta: Maestro, po ca të mora mësysh unë. E fillove që atje sipër, u mërzite dhe ja bëre balerinës tënde ohuuuu… Dhe erdhe këtu.

Lexo edhe :  Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Maestro: Po ja më ka emocionuar kjo e kuqa jote…

Olta: Jo, kjo duhet të të kishte tërbuar jo emocionuar. Unë vura re se pa duart e Marjanës ti humbet fare. Bëhesh lëmsh që u bëfsh lëmsh u bëfsh.

Maestro: E o u bëfshi lëmsh.

Valbona: Po ç’faj kemi ne të bëhemi lëmsh se u bëre lëmsh ti. Unë jam pak e habitur se ti e njeh skenën dhe u hutove pak sot. Pse mo?

Olta: Kur nuk pas Marjanën në një moment u hutova, por e rëndësishme ishte që e çuam kërcimin deri në fuind.

Olta: Jo për pak e le…

Lori: Unë shpresoj që të të shpëtojë publiku sepse u ndje shumë ajo përhumbja atje lartë. Hipe sipër tavolinës dhe pastaj kur zbrite mendova se do të ishe më i qartë, por ishe më i paqartë.

Por si votojë juria? Valbona Selimllari ka vlerësuar Armaldo Kllogjerin dhe Marianën me 6 pikë, Lori 4 pikë, Iliri 5 pikë dhe Olta Gixhari 5 pikë.

20 pikë për Maestron, por a ndikuan debatet gjatë javës me partneren e kërcimit për paraqitjen e Armaldos në Big Brother VIP dhe raportet e tij me Luizin, në rezultat? Armaldo duke qeshur tha shkurtimisht se atë po e ndjekin këmba-këmbës dhe intuita i thotë që Marjana është e infitruar.

Maestro: Jo, unë kam debat sepse nuk po më lënë rehat, më janë qepur këmbë pas këmbës. Por mendoj, mendoj, intuita ime 99%, mund të jetë e infiltruar kjo Mariana.

Bora: Nga kush?

Armaldo: Po lëre tani.

Si përfundim Armaldo falenderoi jurinë dhe iu lut publikut ta shpëtonte nga eleminimi duke votuar VIP 11./   S.M

Të fundit

Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe...

“Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Presidenti Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë teksa ka hequr tashmë më shumë se 200 punonjës. Një sasi e caktuar qarkullimi është tipike...

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

“Berisha foli si në mbledhje kryesie”, gazetari: PD është më e përçarë se kurrë

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News tha se fjalimi i Berishës në protestë ishte i vakët, pa temp dhe pa ritëm. Sipas...

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës...

Lajme të tjera

Web TV