Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 4 fëmijë janë aktualisht të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Fatmirësisht, fëmijët janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Por si e morën COVID-19? Ministria bën me dije se fëmijët janë infektuar nga familjarët e tyre, të cilët janë tashmë të konfirmuar me koronavirus.
“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.
Që në fillimet e përhapjes së virusit, në mediat ndërkombëtare u bë me dije se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga COVID-19, por jo imun, çka do të thotë se edhe ata mund të infektohen.
-174 persona të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, numri vazhdimisht në rritje