Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me disa pamje nga Parku “Vala” në “Lagjen 18” të Durrësit.
Rama thotë se ndërtimet po shkojnë drejt përfundimit dhe parku do të ketë sipërfaqe 8 mijë metra katrorë.
Ai deklaron se kjo hapësirë do t’i dedikohet të gjitha grupmoshave, pasi do të ketë ambiente sportive, lojëra për fëmijë, zona pushimi dhe hapësira me gjelbërim.
“Mirëmëngjes
dhe nga Parku “Vala” në “Lagjen 18” të Durrësit që po shkon drejt përfundimit, me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë, një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, si dhe hapësira plot gjelbërim, ju uroj të diel të bukur”, thekson kreu i qeverisë/ S.M