“Mos u shqetësoni, Berisha nuk arratiset”/ Shehu: Një show ky, qe të kujton rrëgjimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i partisë demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të GJKKO për masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën.

Sipas Shehut, me tërheqjen e pasaportës diplomatike të ish-Kryeministrit po tentohet të izolohet kryetari i opozitës dhe të goditet vetë opozita.

Këto ndodhira, sipas tij, ndodhin vetëm në regjimet diktatoriale dhe në vendet më të errëta të botës.

Reagimi i Tritan Shehut:

Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”! I tërhiqet “pasaporta” diplomatike ish-Presidentit, ish-Kryeministrit, deputetit, Kryetarit te opozitës. Tentohet te izolohet Kryetari i opozitës, te goditet opozita vete.

I hiqet e drejta e lëvizjes, e kontakteve politike kështu atij. Pa asnjë vendim te Parlamentit, siç e kërkon Kushtetuta. Për një çështje absurde, ku sidoqoftë ai nuk është as “aktor”. Tentative kjo për izolim te opozitës ne tërësi, goditje primitive ndaj saj.

Ndodhira këto vetëm me rrëgjimit diktatoriale ne vendet me te errëta të Botes. Ndalohet si kriminel “me armë në dorë” në publik familjari i tij, për një çështje të pronës familjare, të shumë viteve më parë për të cilën mund te thirrej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si në çdo vend civil të globit.

Një show ky, qe te kujton rrëgjimin e kaluar kur njerëzit arrestoheshin në këto mënyra barbare për te terrorizuar popullin.

Që të bën te përmendesh e të kuptosh se “historia” me e erret e këtij vendi mund te ripërsëritet për të gjithë, nëse njerëzit mendojnë “larg b… time”!/  S.M

Të fundit

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Lajme të tjera

Web TV