KUJDES! Nga mike të tilla duhet të qëndroni sa më larg që të jetë e mundur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse mendoni që jeni të rrethuara me mike, të cilat do t’i fusin duart në valë për ju, mbase pas këtij teksti do t’i hapni mirë sytë.

Kur jemi moshë të re mendojmë që kemi shumë mike. Dhe besojmë fuqishëm që gjithmonë do të jenë me ne. Mirëpo ndonjëherë nuk është ashtu.

Për disa nga ato mendojmë që do plakemi bashkë, ndërkaq të tjerave do t’ua falim ndërhyrjet e vazhdueshme dhe dobësitë për të mirën e grupit.

Pikërisht ky grupi i dytë gjithmonë do të krijojë probleme. Për t’i penguar ato që t’ju krijojnë probleme, duhet të ndaheni me kohë.

Ajo e cila ju shfrytëzon

Ajo qëndron me ju vetëm kur i nevojitet diçka. Kur duhet t’i jepni para hua, t’i dëgjoni ankimet për ish-in, ose kur i bëni ndonjë shërbim tjetër. Ajo as që do të kujtohet t’ju pyesë si jeni apo a ju nevojitet diçka. Thjesht ajo nuk çan kokën për këto gjëra.

Kritikuesja

Keni shtuar peshë? Ajo do t’jua thotë këtë, por me një dozë ironie. Nëse keni humbur peshë, ajo as që do ta vërejë. Gjithmonë do të gjejë mënyrë që t’ju ulë vetëbesimin, kurdo që të jetë kjo e mundshme. Negativja e tillë me siguri nuk ju nevojitet ta keni pranë.

Garuesja

Jeta e saj është lojë e përhershme, një garë e përhershme. Gjithmonë do të garojë me ju, p.sh. se është më e mençur, më e bukur, më simpatike, e cila e ka edhe të dashurin më të mirë.

Për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, rëndësi ka që ajo është më e mirë se ju, madje e thotë këtë para të gjithëve.

Lexo edhe :  Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?

Nuk është personi edhe aq i dëshiruar, apo jo?

Ju kopjon në çdo gjë. Keni blerë fustan të kuq shumë të bukur dhe të nesërmen atë e shihni me fustan të njëjtë. I keni treguar për mashkullin i cili ju pëlqen dhe ajo të nesërm e cakton takimin me të.

E keni njohur me miqtë tuaj dhe ajo fillon të shoqërohet me ta, ndërkaq juve ju injoron. Nëse keni mike të tillë ikni sa më larg nga ajo. Nuk ju nevojitet “vajza e tillë me fustan të gjatë të bardhë” në ceremoninë e kurorëzimit të martesës suaj. /   S.M

Të fundit

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë...

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa...

Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti të çastit një person ka...

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke...

U godit me shuplakë nga Jozi, vjen reagimi i parë nga Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti është pyetur për dhunën e shkaktuar nga Jozi ndaj tij. Fituesi i “Big Brother Vip Albania...

Lajme të tjera

Web TV