Nëna e Ritës tregon luftën me kancerin: Kisha fëmijët e vegjël, duhet të bëhesha e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një rrëfim prekës, Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora ka treguar betejën e saj me sëmundjen e rëndë të kancerit. Ajo tregoi se sëmundja e preku në moshën 39-vjeçare, dhe për të ishte një periudhë mjaft e vështirë.

“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punu, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”, tha ajo në emisionin “Kallxo Përnime”.

Vera tregon që në atë kohë, rreth vitit 2006, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat më të reja, e që ajo nuk kishte ndonjë shenjë që kishte kancer, e për këtë, doktorët nuk i rekomanduan që ajo të bënte mamografi.

“Thashë diçka nuk është në rregull dhe më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamografi.

Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndje shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, nuk ia vura veshin dhe aty filloi ajo rutina, diagnostikimi, trajtimi, operimi, terapia”, rrëfen ajo.

“Kam kërku të kem terapi nga psikologu, kam qajt, jam ndi shumë e zhgënjyme me faktin që ka ndodhë, por, tu i pasë edhe fëmijët e disha që duhet me u tregu që nuk bën me u dorëzu për shumçka”, – shton Vera Ora.

Ora rrëfen se njëra ndër shkaqet kryesore të sëmundjes së kancerit është edhe mënyra e të ushqyerit. Ajo për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ushqimet e përpunuara janë shumë të rrezikshme.

Lexo edhe :  U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

“Këto janë shumë të rrezikshme, por janë më të dëshirueshme sesa ushqimi i shëndetshëm”, thotë ajo. Ndër tjerash Ora shtoi se beson që stresi ka qenë arsyeja më e madhe e sëmundjes së kancerit.

“Ushtrimet e ndryshme, ushqimi i shëndetshëm ndikon në uljen e stresit”, ka thënë Ora./   S.M

Të fundit

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

Lajme të tjera

Web TV