Burrat europianë duan që partnerja e tyre të jetë e papunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri nga Britania e Madhe, burrat e papunë preferojnë po ashtu që partnerja të jetë e papunë.

Ky konkluzion u arrit pasi u morën në analizë më shumë se 42 mijë njerëz në 9 vende të kontinentit. E teksa burrat jo të suksesshëm e kanë shumë të vështirë ta shohin partneren të ketë arritje, nuk ndodh e njëjta gjë me këto të fundit.

Më së shumti, kjo situatë vlen për Gjermaninë, Britaninë, Spanjën dhe Irlandën, megjithatë gjasat janë që fenomeni është i përhapur në të gjithë Europën.

Bazuar te anketimet e kryera, rezulton se burrat janë më të lumtur kur gruaja nuk punon, njësoj si ata, se sa kur ndodh e kundërta.

“Burrat janë rritur në atë mënyrë që të shihen si ai që mban familjen apo shtëpinë. Ata ndihen shumë të gjykuar në rast se punon partnerja e tyre, ndërkohë që ata janë të papunë. Ata e shohin si një gjë të turpshme”, ka deklaruar Dr.Koëaleëska, një lektor i politikave sociale në Universitetin e Bath.

Studiuesit, të cilët botuan gjetjet e tyre në “European Sociological Revieë”, thanë se “burrat me sa duket i kushtojnë më shumë rëndësi statusit të tyre të punësimit sesa partnerëve të tyre”, duke shtuar se “ata preferojnë që partnerja e tyre të jetë e papunë”./   S.M

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV