Dy ditë pas masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, diplomatë të huaj kanë shkuar sot në SPAK.
Mbrëmjen e së shtunës, me urdhër të SPAK u arrestua Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ndërkohë, për Berishën u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ si dhe iu bllokua pasaporta, për të mos lejuar kështu daljet jashtë vendit/ S.M