“Periudha e inkubacionit zgjat deri në 20 ditë”, mjeku apel qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Arjan Ahmeti teksa deklaroi se COVID-19 është shumë agresiv, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vetëizolohen dhe të respektojnë rregullat e vendosura nga OBSH.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Ahmeti u shpreh se periudha e inkubacionit të këtij virusi është 20 ditë, ndërkohë që ai nuk përcillet përmes ushqimit. Mes të tjerash ai theksoi se maskat duhet të mbahen nga personat që janë mbartës të këtij virusi dhe personeli mjekësor. Ndër të tjera mjeku i apeloi qytetarëve që këta të fundit nëse e duan veten dhe njëri-tjetrin, duhet të distancohen.

“Periudha e inkubacionit është deri në 20 ditë. Ky virus nuk përcillet përmes ushqimit. Ky virus ul stabilitetin, dhe ai është i ndjeshëm ndaj thatësirës, dhe ndaj detergjenteve. Ndaj OBSH ngulin këmbë që të lajmë duart shpesh. I referohet vetive strukturore qe ka ky virus. Lidhur me maskat, ato duhet të mbahen nga personat t sëmurë dhe nga personeli mjekësor. Ndaj me të drejtë kryeministri nguli këmbë se gjithsecili nga ne duhet të konsiderojë veten mbartës të virusit. Maska mbajnë ata që konsiderohen e nevojshme vetëm për të sëmurët. Distanca ndaj njëri-tjetrit duhet të jetë 2 metra. Më mirë një mungesë kontakti sot sesa një rast nesër. Temperaturat e larta thuhet se stopojnë përhapjen e virusit. Mesazhi im për bashkëqytetarët e mi është shpresë dhe besim. Nëse duam të mbrojmë sistemin shëndetësor, që mos të kolapsohet, të mbrojmë familjet tona, duhet të respektojmë masat. Nëse e duam njëri-tjetrin, nëse e duam familjen, izolohuni në shtëpitë tuaj. Mbani distancën publike. Vetëm kështu do t’ja dalim mbanë. Mos harroni kujdesin ndaj higjienës, lani duart dhe dezinfektojini ato.”, tha mjeku.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV