E rëndë/ Vetëvritet me armë zjarri aktori i njohur (FOTO–EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gangsteri i vetëshpallur i Londrës, aktori Dave Courtney i ka dhënë fund jetës së tij. Familjarët kanë deklaruar se e gjetën të vrarë në banesë, ndërsa vitet e fundit ai vuante nga kanceri dhe artriti.

Aktori Dave Courtney, i njohur ndryshe dhe si gangsteri i Londrës, një ish-anëtar i Bandës famëkeqe Richardson , u gjet i vetëvrarë i në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.

Lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në Instagram, ndërsa në një postim të dytë ata tregojnë se ai zgjodhi këtë rrugë për mos qenë barrë për familjen.

Më datë 22 tetor Dave mori vendim për të ndaluar udhëtimin në këtë jetë.

Ai ka bërë një jetë të çmendur, shumëngjyrëshe duke prekur zemrat e shumë njerëzve. mirpo dhimbja fizike, kanceri, plus dhe mënyra e jetesës u bënë të tepërta për të.

Në vend që të jetë një barrë për familjen dhe miqtë ai zgjodhi këtë rrugë. – shkruhej në një postim që sipër shkruhej deklaratë në emër të familjes Courtney.

Courtney ishte një bashkëpunëtor i binjakëve famëkeq Kray, por gjatë viteve ai mori vendimin për t’u bërë autor dhe aktor.

Ai është botues i gjashtë librave, teksa luajti dhe prodhoi filmin e tij, Hell to Pay në vitin 2005 dhe mori rolin kryesor të Mad Dave.

Ai është përballur disa herë me drejtësinë, me akuzat e posedimit të armëve dhe municionit, si edhe për ushtrimin e dhunës ndaj ish-të dashurës./   S.M

Vetëvritet Dave Courtney, aktori 64-vjecar vrau veten me armë zjarri

Të fundit

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha...

Lajme të tjera

Web TV