“Beteja vazhdon”/ Berisha nuk përjashton mundësinë për protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e sotme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me mohimin absolut të akuzave që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, lidhur me aferën e privatizimit të ish-klubit “Partizani”.

Teksa akuzon kryeministrin aktual për fshehje e manipulim dokumentash, ai nuk përjashton mundësinë për protesta nga ana e PD-së.

As një gjë s’është jashtë tavolinës, të gjitha janë në tryezë. Ne sic e shihni kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik, kur Edi Rama me dy skapistë dhe një tjetër vënë në tryezë reformat e suksesshme sepse ajo ekonomi për dijeninë tuaj, ka pas një rritje 8.3%. Çdo akt, u them atyre që kapin penën e shpifin, vetëm sa baltosni moralin tuaj, sepse një gazetar është i detyruar të paraqesë dy variantet.

Të dy palët. Krijojnë narrative nga më primitivet, ky djalosh me 113 m2 doli me 5.2 mln euro. Gjithcka e bazuar në shpifje, në turpine fshehjes së dokumentave, e bazuar në manipulimin e dokumentave. Se një djalosh tjetër në të njëjtat kushte mund të vidhte të paktën 20% më shumë, por ky zgjodhi pikërisht atë rrugë“, tha Berisha.

“Beteja vazhdon në të gjitha planet”, theksoi më tej ish-kryeministri./ S.M

Të fundit

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV