Efekti i akuzave të SPAK ndaj Berishës bie edhe mbi opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit të martën në Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë, k u ishte thirrur të merrej në pyetje në cilësinë e personit nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ai zgjodhi ta bëjë mbrojtjen e tij në një konferencë për mediat, ku e cilësoi procesin hetimor si të nxitur nga kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama. Që nga e diela kur gjykata njoftoi për masën e ndalimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, Berisha po e trajton çështjen si një betejë politike të opozitës.

Berisha, i cili ka dominuar skenën politike në vend që prej vitit 1991, po përballet me akuza për korrupsion pasiv për favorizimin e dhëndrit të tij, Jamambër Malltezi. Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Tiranë.

Deputeti 79 vjeçar drejton ‘de facto’ opozitën, pas një beteje politike brenda llojit për rimarrjen e kontrollit të Partisë Demokratike, në të cilën ishte themelues dhe kryetar i parë i saj në vitin 1991.

Dy vite më parë, Berisha u përball me atë që dukej se do të ishte fundi i karrierës së tij, pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha. Por pas një fushate politike brenda partisë, Berisha arriti të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të anëtarësisë dhe grupit parlamentar.

Sipas vëzhguesve të politikës, akuzat e fundit të SPAK përbëjnë një ndër sfidat më të mëdha për karrierën politike të Berishës, që do lenë gjurmë jo vetëm mbi të, por edhe mbi opozitën.

Robert Rakipllari, drejtor i televizionit informativ News 24, i tha BIRN se Berisha është faktori kryesor opozitar dhe hetimi i SPAK “do ta dëmtojë edhe me tej opozitën e përçarë në disa fraksione”. Por ai shtoi se hetimi nuk duhet paragjykuar, por duhet parë procesi dhe faktet që do të paraqiten.

Lexo edhe :  Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

“Hetimi i SPAK ka efekte politike për opozitën dhe demokracinë, nuk kemi deri tani fakte se hetimi ka rrafsh politik,” tha Rakipllari.

“Ka interpretime të ndryshme lidhur me masat ndaj Berishës, siç janë detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit, të cilat duhen sqaruar më tej, por duket se ka një tejkalim të të drejtave kushtetetuese të deputetit në këtë rast,” shtoi ai.

Edhe pse Berisha është përballur me momente kritike përgjatë tre dekadave të tij në politikë, analistët besojnë se kjo është sfida më e madhe e karrierës të tij të gjatë pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sfidë, të cilën, sipas Rakipllarit,- “ai deri tani nuk ka gjetur qasjen e duhur për t’u përballur”.

Edhe për Luljeta Prognin, gazetare dhe studiuese e tranzicionit politik, sfida me drejtësinë i ka ardhur në etapën e fundit të karrierës së tij politike, ku, sipas saj, faktori kohë dhe rikuperimi nuk është më aq i mundshëm sa ai i pas vitit 1997.

Sipas Prognit, akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij, kanë shkaktuar një dëm të madh për të si politikan dhe tek anëtarësia e Partisë Demokratike, që nuk e kanë lënë në baltë as në momentet më kritike të historisë së tij politike.

“Mendoni për një çast një ish-pronar, që kurrë nuk i mori dot pronat e trashëguara prej të parëve të tij, kur ka parë listën e pasurive të familjarit të Berishës, që thuhet se e kanë origjinën tek pronat e gjyshërve. A do ta mbështesë njësoj liderin që i ka besuar në 33 vjet?!” tha ajo.

Progni mendon megjithatë se ka një mënyrë që kostot për opozitën të minimizohen.

“Berisha mund ta zhvillonte i vetëm betejën për “Nongratën” ose betejën aktuale përballë akuzave për korrupsion dhe favorizim të familjarëve të tij dhe të mos e merrte me vete Partinë Demokratike në një fund pa lavdi,” përfundoi ajo./BIRN

Të fundit

Fejohet Dua Lipa? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Thuhet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori...

Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: I kërkohej këngëtares të…

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka zbuluar disa dokumente të cilët tregojnë se si Parashqevi SImaku në vitin ’89 po...

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë e Vitit të Ri

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime...

Gati kallëzimi i ri për Berishën në SPAK, avokati: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lia e majmunëve, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve. I...

Lajme të tjera

Web TV