Vaj ulliri apo gjalpë? Kjo është zgjedhja e duhur për të jetuar më gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për miliona njerëz në mbarë botën, gjalpi është përbërësi numër 1 në çdo recetë dhe ushqim.

Nuk ka dyshim se gatimi me gjalpë e bën ushqimin të shijshëm. Nutricionistët thonë se nuk është keq ta përdorni shpesh, por nuk duhet të zëvendësojë plotësisht vajin e ullirit.

Një studim i ri zbuloi se përdorimi i vajit të ullirit në vend të gjalpit mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Njerëzit në studim konsumuan më shumë se gjysmë luge vaj ulliri në ditë. Siç rezultoi, ata kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Në të njëjtën kohë ata kishin më pak gjasa të zhvillonin kancer dhe sëmundje të mushkërive ose Alzheimer, gjithmonë krahasuar me njerëzit që përdornin gjalpë ose margarinë.

Vaji i ullirit përmban shumë lëndë ushqyese të lidhura me jetëgjatësinë që gjalpi nuk i ka.

Jashtëzakonisht i pasur me acide yndyrore të pangopura (të famshëm për veprimin e tyre anti-inflamator), vaji i ullirit përmirëson shëndetin e zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit, ul rrezikun e kancerit dhe shumë më tepër.

Acidet yndyrore mono të pangopura parandalojnë dëmtimin e ADN-së dhe aktivizojnë SIRT1, e cila është një lloj enzime që luan një rol thelbësor në funksionin e qelizave, metabolizmin dhe është treguar se përmirëson jetëgjatësinë./   S.M

Të fundit

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren...

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Lajme të tjera

Web TV