Vendosja e regjimit të karantinës në vend nxiti njerëzit që të blinin rezerva ushqimore duke ngjallur frikë se mos do të kishte mungesa për shkak të mbylljes së shumë bizneseve.
Por frika është e kotë, thotë Sokol Kraja, kryetar i Shoqatës të Prodhuesve, bizneset e produkteve ushqimore. Ai thekson nuk do të kenë probleme të mëdha për të siguruar stoqet për 3 muaj, siç është parashikuar nga qeveria shqiptare, sepse “zakonisht stoku është edhe më i lartë, dhe se duke parë panikun, kompanitë kanë rritur edhe kërkesën në fabrikat europiane për të përballuar skenarin e bllokimit të transportit”. Kraja madje zbuloi se janë të shumta edhe kërkesat për eksporte të produkteve shqiptare, sidomos nga vende si Spanja dhe Franca që kanë rritur shumë konsumin pas panikut të gjeneruar nga koronavirusi.
Por cila është gjendja e biznesit prodhues këto javë? Për Krajën, problemi fillestar ishte ai i lëvizjes, por pas ditëve të para disi kaotike tashmë nuk përbën një problem parësor. “Problemi i madh është tregu, dhe konsumi, dhe kjo do të çojë në rënien e fuqisë prodhuese ”, thotë Kraja në A2 Business week.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H