Sa e rrezikuar është Shqipëria nga tërmetet/Inxhinieri ngre alarmin: Ka pallate me shtesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria një vend që është përballur jo pak herë me lëkundjet e tërmetëve të fuqishme ku janë rregjistruar jo vetëm dëme materiale, por edhe viktima.

Inxhinieri Markel Baballëku thotë se për sigurinë sizmike nuk ka një bazë ligjore të harmonizuar. Ai theksoi se tipologji të caktuara ndërtimesh paraqesin risk më të lartë dhe kjo jo domosdoshmërisht lidhet me vitin e ndërtimit.

Ne themi duhet dhe kjo është detyrim. Por ne themi duhet, duhet dhe nuk bëhet asgjë. Duhen udhëzuar gjërat si duhen bërë. Të kërkosh llogari, mban përgjegjësi. Ne presim që gjithçka të na e zgjidhë shteti.

Sot është e mira që të lexohen me kujdes edhe dokumentet që janë hartuar. Ky dokument identifikon tipologji të caktuara ndërtimesh që kanë një risk. Në pikëpamje të sigurisë sizmike nuk do të dalloja ndërtesën në moshë, sepse kemi hasur ndërtime të viteve ‘60 që janë shumë rezistente.

Ka pallate me shtesa. Ne nuk gjejmë një dokument që provon se kjo shtesë prodhon siguri. Auditimi në një proces nuk mund të jetë, sepse kërkon interpretimin e secilës ndërtesë më vete.

Kur vjen puna te ndërtesat e vjetra, kanë riskun që të prodhojnë kosto që ajo ta kthejë ndërtesën më me dobi të ribëhet sesa të riaftësohet. Sepse nëse presim ta bëjmë të re të vjetrën, në njëfarë mënyre ia kemi parashkruar fatin.

Shoh që periudha pas tërmetit ka pasur disa raste cilësore, ku shoh rritje të vetëdijes për të marrë masat e duhura.

Nëse hartohen apo analizohen me kujdes dhe vendosen shtyllat për tipologji të caktuara, duhet menduar që shteti të ndihmojë me kredi, por jo t’u ngarkojë barrë qytetarëve për një stok ndërtimi që për më tepër është edhe pa leje.

Lexo edhe :  ‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

Ne nuk e kemi bazën ligjore të harmonizuar. Ne kemi copëza dhe shpesh herë copëza të palidhura.  /   S.M

Të fundit

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Lajme të tjera

Web TV