Berisha, beteja e radhës apo e fundit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të vështirë të jetës së tij duke qenë një mit, institucion, makth për kundërshtarët (brenda apo jashtë partisë), një idol, një patriot, një tradhtar, krijuesi, frymëzuesi dhe dërrmuesi i PD-së.

I adhuruar dhe urryer me të njëjtin intensitet, ai ia ka dalë që në këto 33 vjet në pushtet ose jo, të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur ngjarjet nuk silleshin rreth tij.

Ulje – ngjitjet që e kanë shoqëruar në karrierën politike të 3 dekadave, nisin me prezantimin si “shpresë e demokracisë” në vitet ‘90 dhe kulmojnë me përcaktimin si “minues i demokracisë’ në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Lider në një vend ku mbështetësit e tij votojnë personin dhe jo partinë, Berisha më shumë se kushdo tjetër në politikë mishëron prototipin e shqiptarit në tranzicion.

E gjithë jeta e tij politike pas rënies së sistemit komunist, është një ide, një ideal, një fjalë: pushteti. Një intelektual në kuptimin më të mirë dhe të keq të kësaj fjale në Shqipëri, Berisha një peng i ambicieve të mëdha, e harroi intelektualin e viteve ‘90, dhe politikanin, pas 90’-tës dhe e pa veten jo rrallë në rolin e misionarit.

Gjatë rrugëtimit të tij 33-vjeçar është shfaqur i pamëshirshëm, por edhe joshës në varësi të faktit nëse ai që ndodhej përballë duhej shkatërruar apo duhej shpallur aleat.

Me intuitë të shpejtë dhe instinkt politik të lindur, Berisha nuk e ka për herë të parë përballjen me fatalitetin- 1997, 2021, mund të ishin vite të nekrologjisë politike, por u shënuan si vite të rikthimit të tij.

Me një rol të reduktuar kur u përcaktua si person “non grata” në fillim nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe, Berisha u rikthye sërish si faktor i rëndësishëm në politikën e vendit.

Lexo edhe :  Amerikanët janë kudo dhe po shtrenjtojnë turizmin, si rasti i Shqipërisë

Kjo mbështetje ishte aty edhe kur u përball me vendimin amerikan, edhe kur zgjodhi të ndahet përfundimisht me Bashën, edhe kur shtigjet e selisë ju bllokuan në të katërta anët, edhe kur britanikët e izoluan, edhe kur e qëlluan me grusht, edhe kur humbi zgjedhjet lokale.

Por në vjeshtën e tij “luftëtari” që ka bërë beteja edhe me fatin, këtë radhë ka përballë një armik më serioz se kundërshtarin e tij politik Edi Rama, apo SPAK-un, ai po lufton me kohën!

Megjithëse historia e betejave të tij (të nisura nga ai vetë ose të imponuara) ka treguar se në to ka dalë i humbur jo vetëm humbësi, por edhe fituesi./   S.M

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV