Të rinjtë e Tiranës shpalosin idetë inovative në “Climathon Tirana 2023”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.

“Ndonjëherë bëhemi ‘viktima’ të suksesit tonë. Sa më e mirë bëhet Tirana, duan të vijnë të gjithë në Tiranë. Jo vetëm kaq, por edhe shumë të huaj që vijnë në Tiranë, janë dëshmi e kësaj. Di që dhomat e hoteleve janë plot, AirBnB janë plot. Kështu që, ndonjëherë suksesi dhe arritjet vijnë me sfida. Duke qenë se Tirana rritet me 25 mijë qytetarë çdo vit, automatikisht janë 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ku do të shkojnë apo nëse janë elektrike ku do karikohen, nëse nuk janë, duhet zgjidhur se ku do të parkohen. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se ne e kemi lidhur fatin bashkë. Jetojmë në një qytet, konsumojmë. Kryetari i bashkisë, ministrat, shkojnë e vijnë, por sa jemi në këtë pozicion, duhet të bëjmë sa më shumë bashkëpunim që të gjejmë zgjidhje”, tha Veliaj.

Duke folur për idetë inovative, kryebashkiaku risolli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive.

“E ndryshuam rregullin për licencat e taksive. Thamë: Në qoftë se do të punosh me një makinë diesel, duhet të presësh 4-5 vjet, që të dalë në pension një taksixhi që tashmë e ka licencën se nuk e heq dot nga tregu. Por, në qoftë se do të sjellësh makinën elektrike mund ta marrësh për 24 orë. Vetëm ndryshimi i këtij rregulli e ktheu Tiranën në 3 vite me 70% flotën makina elektrike. Dhe unë jam i bindur që kur ta lë unë këtë mandat do të jetë 100% elektrike”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Climathon synon të integrojë qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij drejt një të ardhmeje më të mirë, të qëndrueshme, duke adresuar sfidat klimatike dhe duke sjellë zgjidhje inovative. Misioni i Climathon është të fuqizojë njerëzit që duan të ndryshojnë vendet e komunitetet dhe është një mundësi e artë për zhvillimin e ideve të qëndrueshme sipërmarrëse./I.S

Të fundit

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet....

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës...

Lajme të tjera

Web TV