Scholz: Kurti ka premtuar se do të bëjë Asociacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten, 27.10.2023, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, se Kosova tashmë ka premtaur se do të realizojë Asociacionin. “Ne kemi bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, nuk mendoj aspak si ju”, iu përgjigj politikani socialdemokrat pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili i kishte quajtur të dështuar se bisedimet e djeshmemes “Kurtit dhe Vuçiçit. “Po ta vlerësoni politikisht, edhe ju do të jeni në një mendje mua”, shtoi kancelari gjerman.

“Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, tha Kancelari Gjerman.

Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare.

Scholz tha se tani do të shohim se sa do të realizohen këto premtime: “Ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha Scholz dhe shtoi “që të dy vendet duan të hyjnë në BE”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin takuar të enjten me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, një përpjekje kjo e re perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër./I.S

Të fundit

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së partisë "Shqipëria Bëhet". Ajo konfirmoi se...

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë...

Lajme të tjera

Web TV