Yjet e mëdhenj bashk në filmin që pritet “të pushtojë” Netflix, Obama ndihmoi me skenarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Leave The World Behind” është emri i thrillerit të ri psikologjik i bazuar në romanin me të njëjtin emër të Ruman Alam nga viti 2020. Në film luajnë emra të mëdhenj, Julia Roberts, Mahershala Ali, Ethan Hawke, Miha’la Herold dhe Kevin Bacon.

Filmi vjen në Netflix më 8 dhjetor dhe së fundmi u publikua traileri i parë zyrtar. Që nga publikimi i tij, traileri ka pasur më shumë se 4.5 milionë shikime.

Në këtë thriller apokaliptik nga shkrimtari-regjisori i vlerësuar me çmime Sam Esmail, Amanda (Julia) dhe bashkëshorti i saj Clay (Ethan Hawke) marrin me qira një shtëpi luksoze për fundjavën në Long Island me fëmijët e tyre Archie (Charlie Evans) dhe Rose (Farrah McKenzie) .

Megjithatë, pushimet e tyre prishen shpejt kur dy të panjohur (Mahershala Ali dhe Miha’la) arrijnë natën, duke u thënë atyre se nuk ka energji elektrike në të gjithë Nju Jorkun dhe se ata nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe kërkojnë strehim në një shtëpi që ata pretendojnë se është e tyre.

Dy familje përballen me një fatkeqësi që po përkeqësohet çdo minutë. Vetëm një gjë është e sigurt, nuk ka kthim në normalitet.

Ish-presidenti amerikan dhe një nga bashkëpronarët e Higher End Productions, Barack Obama, ka qenë pjesë e krijimit të këtij filmi.

Obama i dërgoi shënime skenaristit dhe regjisorit Sam Esmail.

“Ai kishte shumë shënime për personazhet dhe ndjeshmërinë që do të kishin për ta”, tha Esmail. “Më duhet të them se ai është një adhurues i madh i filmave dhe nuk më ka dhënë vetëm këshilla lidhur me karrierën e tij profesionale. Ai më jepte këshilla si fans i atij romani sepse dëshiron të shoh një film vërtet të mirë”./I.S

Të fundit

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman,...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV