Sekreti i bukurisë së Victoria Beckham? Hani këtë ushqim çdo ditë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dieta e Victoria Beckham ka qenë gjithmonë një temë diskutimi në mediat sociale. Por interesi për zakonet e të ngrënit të yllit janë rishfaqur kohët e fundit pas publikimit të Beckham në Netflix.

Në veçanti, të gjithë dëshirojnë të dinë më shumë për dietën e saj pasi ish-Spice Girl zbuloi se ha katër avokado në ditë. Mesa duket ky është pikërisht sekreti i saj, për një formë trupore të mahnitshme dhe lëkurë gjithmonë rrezatuese, edhe në moshën 50-vjeçare.

Avokado përmban yndyrna të shëndetshme dhe lëndë ushqyese, dhe është e pasur me proteina dhe minerale, të cilat janë të shkëlqyera për lëkurë të shëndetshme.

Avokado është gjithashtu plot me vitamina të shijshme. Këto përfshijnë vitaminën C, e cila është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, i cili e mban lëkurën të shëndoshë dhe elastike, dhe vitaminën E, një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultravjollcë të diellit.

Në një intervistë më herët, Victoria Beckham kishte folur për pasionin e saj për avokadon, duke treguar më shumë për dietën e saj “të disiplinuar”.

“Unë jam fleksibël kur bëhet fjalë për ushqimin, pasi Davidi dhe unë na pëlqen të hamë jashtë. Por kur ha mirë, shoh ndryshimin në lëkurën time. Unë ha shumë peshk të freskët, perime dhe sallata të freskëta, si dhe fara dhe arra. Unë gjithashtu i dua frutat, por nuk ha shumë, pasi më bën të ndihem shumë e fryrë”.

“Jam shumë e disiplinuar me dietën time. Vetëm kështu përfitoj sa më shumë nga trupi im”, tha stilistja./E.Ç

Të fundit

“Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të...

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor...

Thirrje për pjesëmarrje në botimet e DPA-së

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë të ftojë studiuesit, ekspertët e arkivave të trojeve shqiptare dhe të mbarë rajonit, si edhe çdo...

65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

Gramshi festoi në prag të kësaj mesjave 65-vjetorin e themelimit të këtij qyteti, bashkëmoshatar me uzinën e famshme të prodhimit të armëve luftarake të...

Shqipëria bëhet’ dhe Lëvizja ‘Bashkë’ dy partitë e para që duan të regjistrohen në KQZ

“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, janë dy partitë e para që kërkojnë në KQZ të regjistrohen për 11 Majin,...

Lajme të tjera

Web TV