E frikshme/Hyni brenda trenit që transporton të prekurit me koronavirus-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga trenat me shpejtësi të lartë në Francë, që zakonisht përdoret për udhëtarët dhe turistët, tani po transporton pacientët me koronavirus.

Çdo kabinë e trenit, përveç pacientëve, përfshin edhe një mjek të kujdesit intensiv, një anestezist dhe tre infermierë.

Në total, rreth 50 persona, përfshirë kujdestarët dhe stafin ndihmës, janë në bord gjatë transportit.

“Rajoni lindor është në kulmin e valës së tij, të cilin me siguri do ta përjetojmë në rajonet tona në javët e ardhshme”, shpjegon Lionel Lamhaut, mjeku përgjegjës për transportimin e pacientëve.

“Ideja është që të punohet rajonet tjera për të marrë pacientë nga rajonet që janë në kulmin e plotë të epidemisë, për t’i transportuar ata drejt rajoneve aktualisht më të qetë, dhe më pas këto rotacione mund të ndodhin në të gjithë vendin apo edhe në Evropë”.

Spitalet në Francën lindore janë mbushur nga një fluks i madh pacientësh. Ndërsa mësohet se një aeroplan i ushtrisë franceze Airbus tashmë ka evakuuar disa pacientë në spitale të tjerë në vend. Ndërsa disa të tjerë janë dërguar me helikopter në vendet fqinje, veçanërisht në Gjermani.

Franca ka shënuar deri më tani 25.233 raste të konfirmuara COVID-19 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 1.331, me 231 vdekje të reja brenda një dite.

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Lajme të tjera

Web TV