Irani ndez alarmin ndaj Izraelit, i bën paralajmërimin e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli i ka kaluar vijat e kuqe në Gaza, gjë që mund t’i detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

“Krimet e këtij regjimi kanë kaluar vijat e kuqe, të cilat mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime. Washingtoni kërkon nga ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të gjerë Izraelit”, tha Raisi në një postim në rrjetet sociale.

Lufta e ashpër ushtarake e Izraelit në Gaza ka ngritur shqetësime se do të hapen më shumë fronte. Irani është aleat i Hamasit si dhe i Hezbollahut, grupi militant libanez që ka qenë i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin në javët e fundit.

Ekspertët thonë se derisa Irani është i kujdesshëm ndaj luftës Izrael-Hamas, ai mund të mos ketë kontroll të plotë nëse milicitë që ai i mbështetë në rajon ndërhyjnë në mënyrë të pavarur, pasi Hamasi është duke pësuar goditje të rënda dhe numri i të vdekurve në Gaza po vazhdon të rritet.

Inteligjenca fillestare amerikane sugjeroi gjithashtu se zyrtarët iranianë ishin të befasuar nga sulmi i Hamasit dhe se Teherani nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin ose miratimin e tij./e.t

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV