Lonely Planet zbulon 50 destinacionet që duhet të vizitoni në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesëdhjetë destinacione janë përfshirë në renditjen e përvitshme “Best in Travel” të destinacioneve tendencë për vitin 2024, të ndara në pesë kategori – të qëndrueshme, vlerë, qytete, shtete dhe rajone, me rastin e 50-vjetorit të Lonely Planet.

Në krye të kategorisë “të qëndrueshme”, përpjekjet e Spanjës në fushën e energjive të rinovueshme dhe projektet për rivitalizimin e Patagonisë mund t’ju nxisin për udhëtime ekologjike.

Ndërkohë, Midwest, në Shtetet e Bashkuara, kryesojnë klasifikimin në kategorinë e “vlerës” më të mirë, ku “magazinat e vjetra janë shndërruar në studio arti, hotele të reja eco-design dhe shumë restorante me yje Michelin”, ndjekur nga një prej vendeve më ekonomike në Europë, Polonia, dhe nga Nikaragua në Amerikën Qendrore.

Edhe trenat europianë të natës janë vënë në dukje për rrjetin e tyre të udhëtimit me ndikim të ulët në mjedis.

Në renditjen e “qyteteve”, vëmendja fokusohet te kryeqyteti i Kenias, Najrobi; Parisi, i cili po përgatitet për të mirëpritur Lojërat Olimpike 2024 dhe Xhakarta në Indonezi.

Vendi më i mirë për të udhëtuar është Mongolia, së bashku me Kilin dhe Kroacinë.

Në lidhje me kategorinë e “rajoneve” më të mira, Lonely Planet rekomandon rrugën e çiklizmit Trans Dinarike në Ballkanin Perëndimor, e cila do të hapet në vitin 2024 dhe ishullin Kangaroo “të botës tjetër” të Australisë Jugore.

“Zgjedhjet tona të këtij viti synojnë të frymëzojnë dhe ndjekin instinktet e udhëtarit të vitit 2024”, – deklaroi Nitya Chambers, drejtues në Lonely Planet.

‘Best in Travel’ është zemra dhe shpirti i frymëzimit të udhëtimit të Lonely Planet, që i përgjigjet entuziazmit të udhëtarëve që duan të zbulojnë botën, në një mënyrë autentike, e udhëhequr nga guidat lokale dhe me vlera të qëndrueshme në thelb.

Lexo edhe :  11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

“Me pamje të reja për destinacionet ikonë dhe 50 ide të reja në pesë kategori, ne jemi të sigurt se Best in Travel hap një vit me aventura të jashtëzakonshme.”

“Këto sugjerime dhe 50 ide të reja të ndara në pesë kategori, jemi të sigurt se ‘Best in Travel’ do të hapë një vit me aventura të jashtëzakonshme”.

 

Renditja e Lonely Planet për vitin 2024, e ndarë në pesë kategori

 

E qëndrueshme

Spanjë

Patagonia, Argjentinë dhe Kili

Greenland

Wales Trails

The Portuguese Way, Caminho Portgues de Santiago

Palau

Hokkaido, Japoni

Ekuador

Shtigjet Baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë

Eco Lodges, Afrikë e Jugut

 

Vlerë

The Midwest, SHBA

Poloni

Nikaragua

Danube Limes, Bullgaria dhe Rumania

Normandi, Francë

Egjipt

Ikaria, Greqi

Algjeri

Liqenet Jugore dhe Otago Qendrore, Zelandë e Re

Trenat e natës në Europë

 

Qytete

Najrobi, Kenia

Paris, Francë

Montreal, Kanada

Mostar, Bosnjë

Filadelphia, SHBA

Manaus, Brazil

Xhakarta, Indonezi

Pragë, Republika Çeke

Izmir, Turqi

Kansas City, Missuri

 

Shtete

Mongoli

Indi

Morok

Kili

Benin

Meksikë

Uzbekistan

Pakistan

Kroaci

St. Lucia

 

Rajone

Ballkani Perëndimor,  Trans Dinarica Cycling Route

Ishulli Kangaroo, Australi e Jugut

Toskana, Itali

Donegal, Irlandë

Pais Vasco, Spanjë

Tajlanda Jugore

Swahili Coast, Tanzani

Montana, SHBA

Saafelden Leogang, Austri

Far North Skoci

( S.M )

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV