E njëjta mendësi, këtu e 32 vjet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Çdo shqiptar në moshë pjekurie, apo dhe ata që kanë qenë adoleshentë pas 1992 dhe sot janë rritur, e kujtojnë me dhimbje dhe aspak krenari, serialin e opozitës aktuale.

Në sa e sa seanca parlamentare, kjo opozitë, apo më saktë kjo Parti Demokratike, ka krijuar gjendje të vërtetë kaosi, “lufte”, ka krijuar skena dhune, ka shpalosur fjalorin më banal që mund të përdorë një ligjvënës në atë sallë, ka prishur dhe shkaterruar pronën e përbashkët, etj..

Kjo opozitë ka të njëjtën fytyrë, ka të njëjtin mentalitet, ka të njëjtin drejtues, të njëjtët njerëz që kacafuten, fryhen, shajnë, akuzojnë, godasin dhe kthejnë gjithçka përmbys, gjithmonë kur u preket interesi.

Shqiptarët kujtojnë me dhimbje tentativat për grusht shteti, kacafytjet me policinë, shkaterrimin e institucioneve, hedhjen në erë të shtyllave të Tensionit të Lartë, baltosjen e kundërshtarit politik, dhe futjen deri në hallet dhe problemet familjare të tyre.

Eshtë e njëjta opozitë, që vazhdon të ketë dhunën si “Statut Partie”, revolucionin si “Mjet Demokratik”, dhe gjuhën e ashpër të urrejtjes si “Ofertë bashkëpunimi”. Shqipëria ka kaluar dhe po kalon momente rreziku falë destruktivitetit të një opozite e cila nuk ka proglam, platformë të duhur politike, dhe nuk tregon aspak shenja të një force politike të përgjegjshme.

Dhuna e shfaqur hapur në seancën e para 2 javëve, natyrisht do të sjellë dhunë edhe në seancat në vazhdim nga kjo Parti Demokratike.

Thirrja në SPAK, e kryetarit të “Rithemelimit” zotit Berisha, mbetet arsyeja e vetme e irritimit të opozitaristëve ditët e fundit. Janë turrur të gjithë, duke sulmuar prokurorët e SPAK-ut, duke fyer dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke mos ngurruar të shajnë edhe gjyqtaret femra.

Lexo edhe :  Pse amerikanët nuk mund të blejnë makinën elektrike më të mirë në botë

Një situatë e cila mund të dalë jashtë kontrollit, pasi duhet me çdo kusht të “mbrohet kryetari historik”.

Proceset gjyqesore ndaj kujdo lideri partie, nuk duhet të kenë lidhje me programin politik të asaj  partie. duke se “ngatarresën” e qëllimshme e bëjnë ata që Berisha mban pas vehtes, duke mos e kuptuar se kjo do ta fundosë përfundimisht Partinë Demokratike ose “Rithemelimin” si pjesë të saj.

Mungesa e europianizimit të një pjese të mirë të klasës politike në Shqipëri, po kthehet në kosto për fatet e vendit.

Ndarja e pushteteve në demokraci, e shuan përfundimisht shpresën e çdo politikani të korruptuar, që beson se dhuna, mund ta shpëtojë nga ndëshkimi ligjor.

Po ashtu mosndarja e pjesës së “shëndoshë” të asaj partie, nga ata që kultivuan dhunën si “koncept demokratik”, dhe që po mbajnë peng fatin e tyre, shumë shpejt do ti shpjerë në inekzistencë politike./    S.M

Të fundit

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët...

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares së kryesisë së Partisë së...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Lajme të tjera

Web TV