Humb jetën 5 vjeçari jetim/ Dhunohej sistematikisht nga tezja, burri i saj dhe gjyshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë 5-vjeçar nga West Virginia të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë të premten, dy ditë pasi u paraqit në spital me mavijosje, trauma serioze të kokës dhe një carje të madhe në organin gjenital.

Po atë ditë, tre personat të cilëve iu besua 5-vjeçari Keaton Boggs pasi babai i tij vdiq qershorin e kaluar u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje.

Peter Wodzinski, 32 vjeç, gruaja e tij Chasity Wodzinski, 29 vjeç dhe nëna e saj Michelle Boggs, 48 vjeç, tani janë pas hekurave.

Policia tha javën e kaluar se djali, Keaton, kishte jetuar me të tre që nga vera e kaluar. Chasity dhe Michelle ishin përkatësisht tezja biologjike e djalit dhe gjyshja, ndërsa Pjetri ishte xhaxhai i tij.

Besohet se gjatë këtyre muajve i mituri është dhunuar sistematikisht nga çifti dhe gjyshja. Me të mbërritur në spital, stafi mjekësor ka njoftuar policinë, për shkak të natyrës së lëndimeve që djali kishte pësuar.

Besohet që trauma e kokës së 5 vjeçarit ishte aq e rëndë, sa që kishte shkaktuar gjakderdhje në tru. Megjithatë tre të akuzuarit pretendojnë se këto lëndime ishin aksidentale dhe nuk ishin shkaktuar prej tyre. Tashmë treshja do të përballet me 15 vite burg për këtë krim dhe aktualisht ndodhen në burgun rajonal në veri të qytetit./The Sun

Të fundit

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni, për herë të parë temperatura arrin mbi 41 gradë

Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e...

Nisin punimet për urën që nis Siçilinë me Italinë, kostoja… marramendëse!

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme...

Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes dy lojtarësh, por një ushtrim...

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Lajme të tjera

Web TV