“I kanë bërë llogaritë gabim”/ Bardhi tregon detaje nga aksioni opozitar gjatë pasdites

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh pas mbledhjes së grupit se maxhoranca po vijon me provokime ndaj opozitës.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se do të marrin pjesë në Komisionin e Etikës në orën 15:30 dhe se nuk njohin asnjë vendim për përjashtim të deputetëve.

“Ka të bëjë me 3 kërkesa tërësisht themelore, së pari do të duhen të pranohen komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kemi kërkuar ngritjen e komisoneve dhe maxhoranca është e detyruar që të pranojë.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, maxhoranca të heqë dorë se kush do të jenë anëtarët në të. Kreu i grupit të PS-së gënjeu publikisht për këtë çështje.50 deputetë përfshirë edhe deputetët e Partisë së Lirisë, kanë dorëzuar një propozim për përbërje të komisionit. Nuk mund të na thonë kundërshtarët politikë.

Lindita Nikolla duhet të heqë dorë si specialite e protokollit të Lulzim Bashës të sillet si kryetare e Kuvend. Në vend të reflektimi maxhoranca vijon më arrogance provokimin e opizitës. Provokimeve do t’i mbotjmë më demokraci. Na kanë mohuar edhe të drejtën për të mbajtur karriget tona. 

Nëse mendojnë së do të shuajnë të drejtat e opozitës duke vendosur përjashtime të deputetëve, i kanë bërë llogaritë gabim. Do të jemi sot në mbledhjen e Komisionit të Etikës, na kanë njoftuar një orë më parë.

Kemi marrë vendim që do shkojmë sot në mbledhjen e sekretariatit. Nuk njohim asnjë vendim për përjashtim”, u shpreh Bardhi. /   S.M

Të fundit

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Lajme të tjera

Web TV