Do të ketë sërish rritje çmimesh/ Qiratë në Tiranë: Hyrja 1+1 minimalisht 300€

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veç çmimeve të apartamenteve, rritje të konsiderueshme kanë pësuar dhe banesat me qira. Në Tiranë vlera minimale e një banese me qira është 300 euro në muaj.

Ekspertët thonë se tregu nuk është stabilizuar dhe se rritja do të vijojë.

“Në fakt në fazën që jemi aktualisht çmimet për qira janë gjatë gjithë kohës në rritje. Kjo për arsye të ndërtimeve të reja, që i blejnë më shtrenjtë sesa më parë, plus dhe investimi që bëjnë ata në mobilim,” – tha agjentja imobiliare, Romina Elezi.

Sa më pranë qendrës, aq më e lartë qiraja. Zona e 21 Dhjetorit, Blloku, rruga e Elbasanit, Myslym Shyri, janë disa nga vendndodhjet më të shtrenjta sa i takon qirave.

“Çmimin më të ulët kemi Kamzën, kthesën e Kamzës, kalojmë nga Fresku, por për Astirin dhe Yzberishtin nuk mund të them më që është çmim i ulët. Në Astir flasim 1+1, 350 euro, 2+1, 400 euro e sipër,’ – tregoi Elezi.

Ndryshime ka dhe në kohën e marrjes së një hyrje me qira. Pronarët nuk preferojnë studentët, kjo për shkak të afatit të shkurtër që të rinjtë prenotojnë.

Kontratat preferohen të jenë të paktën 1-vjeçare. Ardhja e të huajve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri ka qenë një tjetër faktor për rritjen e qirave, me të paktën 100 euro për një vit./   S.M

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV