Telefonata në 12 të natës/ Ledio prish përballjen e Albës dhe Enisës: Kishe dalë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk kanë fund situatat dramatike në “Për’puthen”.

Alba dhe Enisa janë ulur në një përballje katër minutëshe me njera-tjetrën sa i përket një telefonate të papritur në orët e vona të natës, që Alba i kishte bërë konkurrentes për ta lidhur me një nga miqtë e saj.

Megjithatë, kjo përballje është shkatërruar nga Ledjo, i cili ka ndërhyrë duke i kërkuar llogari Albës, ndërsa me një gjuhë aspak të hijshme e pyeti: “Ti kishe dalë për orgji që e ftove edhe këtë përmes telefonatës.”

Alba: Ku është e keqja këtu?

Enisa: Alba të lutem.

Alba: Ku është mashtruesja këtu?

Enisa: Me mua jo këto gjëra. Këto mund ti bësh me ndonjë tjetër.

Alba: Ky është realiteti. E ke telefonatën, nxirre. Unë jam duke të folur realitetin.

Enisa: Mua në errësirën tënde nuk më zhyt dot ti, ta harrosh. Në errësirën që ti ke dhe ndjen mua nuk më zhyt dot.

Ledjo: O Alba, dy sekonda. Ti kishe dalë për orgji që e ftove edhe këtë përmes telefonatës.

Alba: Jo nuk e ftova…

Ledjo: Por për çfarë.

Alba: Duhet t’ju vijë pak turp për shprehjet që përdorni.

Ledjo: Po ç’është kjo telefonatë në 12 të natës, për ta ftuar atë për orgji?

Alba: Ledjo të lutem ulu tek karrigia që të takon për t’u ulur.

Ledjo: Po për çfarë?

Pas kësaj përballje të ashpër, Alba ka shpërthyer në lot. Duke u përpjekur të shpjegonte rrethanat e situatës, Enisa i është përgjigjur duke thënë se nuk mund ta zhysin në errësirë.

“Pse pikërisht në orën 12 të natës. Çfarë ka pritur ajo? Ka menduar se Enisa është e vdekur për mashkull dhe më ka marrë në telefon për të më pyetur. Nuk më zhyt dot mua, ta harrosh”- tha Enisa./   S.M

Të fundit

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet...

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët...

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

Lajme të tjera

Web TV