Balla jep lajmin e mirë për policinë: Rritje pagash vitin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh gjatë prezantimit të masave të reja për Sigurinë Publike, se do të ashpërsohet Kodi Penal për të gjithë shkelësit e ligjit.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm nënvizoi se do u kthehet policëve dinjiteti që meritojnë.

Ai dha lajmin e mirë se brenda vitit 2023 do t’u shpërndahen 100 banesat e para për policët. Balla premtoi gjithashtu se me buxhetin e vitit 2024 do ketë edhe rritje për pagat për efektivët e policisë.

“Të vendosim një standard të ri ndaj kujdo që vë dorë mbi Policinë. Për këtë do të kërkoj edhe mbështetjen e drejtësisë. Do të përformcojmë Kodin Penal.

Në këtë gjithë takimet që kam pasur deri tani, kam bërë sa mundem tju garantoj se meraku që më shoqëron çdo ditë lidhet me dinjitetin e punonjësit të policisë së shtetit.

Do të ketë ndryshime që nga kushtet financiare dhe kushtet e strehimit. Tani kemi gati 100 banesat e para që do të shpërndahen brenda vitit 2023. 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 banesa të tjera për 2025.

Buxheti i vitit të ri 2024 na jep mundësinë që të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në policinë ë shtetit. Duhet të respektohet Kodi i Etikës dhe ligjit”, u shpreh Balla./  S.M

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV