Rregullat e reja: Nga sot ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga sot, kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do ketë më mundësi të operojë në informalitet.

Mes kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

P.Sh. nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro. Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare.

Pavarësisht se shuma që Booking do të mbajë si TVSH mbi komisionet mund të mos jetë shumë e lartë, synimi i Tatimeve është që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve.

Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal.

Pas identifikimit nga tatimet, individët pronarë kanë dy alternativa: Të vazhdojnë që të mbajnë statusin që kanë, d.m.th. të mos regjistrohen në tatime, por ndërkohë duhet të paguajnë 15% si tatim mbi të ardhurat që ata marrin nga qiraja.

Ose të regjistrohen si subjekt tregtar të kategorizuar, si struktura akomoduese për të cilat detyrimi i TVSH-së është 6%. Kategorizimi si strukturë akomoduese për përfitimin e TVSH-së 6% kryhet nga Ministria e Turizmit, dhe më tej pas marrjes të tij, subjekti tregtar regjistrohet për NIPT në Tatime./   S.M

Të fundit

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e...

Pirja e duhanit plakë lëkurën

Tymi i duhanit është njëri ndër shkaktarët për zverdhjen e gishtave dhe thonjve, plakjes së lëkurës dhe rrudhave të rritura. Shumë duhanpirës kanë thonjtë dhe...

Rreth 7.5 mln euro!/ Celibashi zbulon sa është kostoja e votës së diasporës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët ka zbuluar se sa është kostoja e votës së diasporës. "Kosto e shtuar e votimit nga jashtë...

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi. Del nga shkolla, humb fëmija 10 vjeç. Prindërit të shqetësuar....

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë është shturë për datën 12 mars. Shkak është bërë mungesa e tagrit ligjor të...

Lajme të tjera

Web TV