Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Terror edhe 60 metra nën tokë, Izraeli depërton në tunelet e Gazës, zbulohen armët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga fillimi i konfliktit të përgjakshëm që ka tronditur gjithë botën në 7 tetor, kudo është folur për tunelet nëntokësore në Rripin e Gazës, duke u konsideruar “pika më e fortë” e Hamasit, i cili u gjend papritur nën sulmet e Izraelit. Media të rëndësishme ndërkombëtare shkruanin se sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ndodheshin pikërisht nën tokë: sistemi i tuneleve të Hamasit militant. Organizata që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania dhe vende të tjera si organizatë terroriste ka në dorë më gjasë rrjetin më të madh të tuneleve në botë – sisteme në përmasa të tilla të krahasueshme gjenden vetëm në Korenë e Veriut.

Për shkak të qindra kilometrave tunele shtohen vështirësitë për ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës, shkroi para pak ditësh, John Spencer nga Akademia Ushtarake e SHBA, West Point në një artikull. Megjithatë, tani mizoria e Izraelit, po depërton edhe aty ku thuhej se nuk kishte akses dhe mundësi, pasi ditët e fundit ka qenë vetë vendi që ka publikuar video, për të dëshmuar sulme në tunele.

Sulmet në tunele

Izraeli tha se forcat e tij sulmuan militantët e armatosur të Hamasit brenda rrjetit të gjerë të tuneleve të islamikëve nën Gaza, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim për të lehtësuar krizën humanitare në enklavën palestineze. Tunelet janë një objektiv kyç për Izraelin pasi zgjeron operacionet tokësore brenda Gazës për të shkatërruar lëvizjen në pushtet Hamas pas sulmit të saj të armatosur tre javë më parë që autoritetet izraelite thonë se vrau më shumë se 1,400 njerëz. “Gjatë ditës së kaluar, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) goditën rreth 300 objektiva, duke përfshirë qendrat e lëshimit të antitankëve dhe raketave nën tokë, si dhe komplekse ushtarake brenda tuneleve që i përkasin Hamasit”, njoftoi IDF.

Militantët u përgjigjën me raketa antitank dhe mitraloz, shtoi ai. “Ushtarët vranë terroristët dhe drejtuan forcat ajrore të sulmojnë objektivat dhe infrastrukturën terroriste në kohë reale,” tha IDF. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite shënjestruan rrugën kryesore veri-jug të Gazës të hënën dhe sulmuan qytetin e Gazës nga dy drejtime.

Lexo edhe :  35 vite nga rënia e murit të Berlinit, 9 Nëntori dhe simbolika e tij

“Metroja e Gazës”

Ndërsa Izraeli fillon të shënjestrojë rrjetin e tuneleve të Gazës, grupet terroriste të Hamasit  iu dhanë akses gazetarëve të Russia Today për të vizituar rrjetin e tuneleve. Në platformën X u publikua një video e xhiruar nga një gazetar rus në tunelet e ngushta nëntokësore. “Baza ushtarake e Xhihadit Islamik është 60 metra nën tokë”, shpjegon gazetari. “Muret janë prej betoni të armuar, tavani me hark. Edhe dyshemeja është prej betoni”, thotë ai teksa ecën në këto tunele ku ndodhen luftëtarët e Hamasit.

Tunelet shërbejnë kryesisht si depo armësh, ushqimi, uji, dhe gjeneratorë, karburant dhe pajisje të tjera janë gjithashtu të vendosura atje.”Të gjitha aktivitetet ushtarake janë planifikuar këtu, grupi konfirmon se ata janë shumë të përgatitur për të penguar Izraelin”, thotë një anëtar i njësisë.”Sfida më e madhe që i pret trupat izraelite, është zhvillimi urban i ndërlikuar i enklavës, por mbi të gjitha rrjeti labirint i tuneleve. Askush nuk e di me siguri se sa janë të gjatë këto tunele, të ashtuquajturat Metro Gaza. Yihyah Sinwar, kreu i Hamasit në Gaza, tha në vitin 2021 se kishte 500 kilometra tunele në enklavë.

Armët e Izraelit

Tel Avivi raporton se, aktualisht, rreth 100 kilometra tunele tashmë janë shkatërruar. IDF nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë, përveçse nëpërmjet ngarkesave shpërthyese, shpesh të vendosura nga këmbësoria, ose duke përdorur bomba avionësh nëse identifikohen hyrjet. Në lidhje me këtë, gazeta britanike Telegraph, më 25 tetor, raportoi se ushtarët izraelitë po përdorin ” bomba sfungjeri” për të neutralizuar tunelet, por lajmi nuk është konfirmuar nga IDF. Siç përshkruhet nga Telegraph, pajisjet përmbajnë një përzierje kimike binare që përzihet vetëm kur pajisja aktivizohet. Sistemi thuhet se është i vogël dhe mjaft i lehtë për t’u vendosur, apo edhe për t’u nisur, nga një individ i vetëm./E.T

Të fundit

1969/ “Koncerti” i Rolling Stones që tronditi Murin e Berlinit

Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që kurrë nuk u konfirmua. Por mjaftoi për...

Lufta Rusi-Ukrainë, Moska e gatshme të dëgjojë propozimin e Trump për t’i dhënë fund

Rusia është e hapur për të dëgjuar propozimet e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për përfundimin e luftës, tha një zyrtar. Komentet erdhën pasi...

“T’i dua sytë që më shikojnë”, banori i ulet në gjunjë dhe i shpreh dashurinë Dianës

Në spektaklin e njohur Big Brother VIP Kosova 3, romanca duket se po fillon të marrë jetë midis banorëve, dhe çifti më i përfolur...

‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës!/ Ja skema e re që propozojnë socialistët

Pesë vite nga tërmeti tragjik i nëntorit të vitit 2019, dhe ende pa një ligj për sigurimin e detyrueshëm të banesës nga fatkeqësitë natyrore. "S'u...

Të akuzuarit për ‘11 Shtatorin’ i shpëtojnë dënimit me vdekje/Uashingtoni apelon vendimin

Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vendimit të një gjykatësi ushtarak lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga Khalid Sheikh Mohammed,...

Lajme të tjera

Web TV