Rënia e Euros ka sjell shtrenjtim të paketave turistike/Prenotimet rriten me 35% për 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suksesi në sektorin e turizmit i arritur gjatë këtij viti, duke thyer çdo rekord në shifra, pritet të vijojë edhe në vitin 2024. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa prenotimet flasin për një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin 2023.

“Situata shumë e mirë dhe ne kemi 30-35% rritje në krahaism me 2023, por problemi është nëse ne do të jemi në gjendje ti mbajmë këto turistë sepse ndërkohë në kemi kërkesë në rritje për turizëm dhe kemi zvogëlim të numrit të burimeve njerëzore.”

Turistët italian do vijojnë të jenë në rritje edhe gjatë sezonit të ardhshëm veror.

“Do të jetë trendi rritës i numrit të italianëve dhe po ashtu i polakëve që kanë 30-35 % rritje nga ky vit, duke ju referuar kontratave të nënshkruara.”

Turizmi në Shqipëri për vitin e ardhshëm nuk do të jetë aq i lirë, pasi rënia e Euros sipas Kasës e ka prekur shumë këtë sektor dhe kjo është reflektuar tek shtrenjtimi i paketave turistike për 2024-ën.

“Çmimet janë rritur deri në 25%. Kemi patur shumë probleme me partnerët tanë ndërkombëtar të cilët kanë të drejtë pasi nuk e justifikojnë dot shitjen e paketës 25% më shtrenjtë tek klienti i tyre për një vit diferencë. Rritja është goxha drastike dhe nuk ka asnjë normë ndërkombëtare që të rriten çmimet deri në 25% nga viti në vit në marrëdhënie biznesi.”

Sfidat e sektorit të turizmit në vendin tonë mbeten burimet njerëzore të cilat në një pjesë të madhe operatorët turistik i plotësojnë me punonjës të huaj, kryesisht filipinezë, por edhe kapacitet pritëse dhe infrastruktura rrugore. Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën Janar-Shtator në vendin tonë kanë hyrë rreth 8.3 milionë turistë të huaj, pritshmëritë janë që viti të mbyllet me rreth 10 milionë./   S.M

Të fundit

Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme. Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po...

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse...

U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale

Një zjarr shpërtheu në xhaminë historike të shndërruar në katedrale në Kordoba të Spanjës të premten, por u shpëtua pasi zjarrfikësit arritën që të...

Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve,...

Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, evakuimet vijojnë

Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat...

Lajme të tjera

Web TV