Rama tur në të gjithë Shqipërinë, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit.

Duke iu referuar burimeve qeveritare, TCH raporton se këtë tur kryeministri ia ka dedikuar shpjegimit të Projekt Buxhetit 2024.

Ndalesa e parë e kryeministrit besohet të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte.

Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të Projekt Buxhetit 2024.

Kryeministri i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.

Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, kjo bëri edhe shtyrjen e kongresit të PS-së parashikuar për t’u mbajtur të shtunën./   S.M

Të fundit

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit,...

Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve...

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh deputete nga rinumërimi në Qarkun...

Lajme të tjera

Web TV