Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023, por nuk është surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

AI” ka pësuar një rritje të katërfishtë këtë vit, krahasuar me një vit më parë duke u renditur kështu fjala më e kërkuar e vitit 2023 nga fjalori “Collins”.

AI” ka lënë pas termat “nepo baby” dhe “deinfluencing”, të cilat kanë qenë risi në motorin e kërkimit.

Nepo baby” termi i përdorur për të përshkruar djemtë dhe vajzat e personazheve të famshëm, karriera e të cilëve supozohet se ka marrë hov falë prindërve të tyre të famshëm, ndërsa “deinfluencing” shpjegohet si “përdorimi i mediave sociale për të paralajmëruar ndjekësit të shmangin disa produkte komerciale, zgjedhje të stilit të jetesës, etj”.

Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023, por nuk

Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale.

Shqetësimet shëndetësore ishin të dukshme në vitin 2023, sipas botuesve, ndaj edhe “ultra-processed””, një term që i referohet ushqimit që “përgatitet duke përdorur metoda komplekse industriale nga përbërës të shumtë, shpesh duke përfshirë përbërës me pak ose aspak vlera ushqyese”, është renditur në vendet e para në fjalor, por jo më larg mbetet edhe “semaglutide”, ilaçi që njihet për efektin në heqjen e oreksit.

Përdorimi i termit është trefishuar duke nisur që nga viti i kaluar.

Alex Beecroft, menaxher i “Collins”, tha se “nuk kishte dyshim” se “AI” kishte qenë “pika kryesore më e përfolur e vitit 2023″.

Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit, në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shumë shpejt aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa çdo teknologji tjetër dikur futuriste, por tashmë e përditshme”.

E përcaktuar si “modelimi i funksioneve mendore të njeriut nga programet kompjuterike”, “AI” u zgjodh, sepse “është përshpejtuar me një ritëm kaq të shpejtë dhe është bërë biseda dominuese e vitit 2023”,- shtoi botuesi./    S.M

Të fundit

Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale. Sulmuesi i talentuar, që tashmë është...

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të Endri Shabanit me Adriatik Lapajn...

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata...

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the...

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për...

Lajme të tjera

Web TV