Ndëshkim kush nuk lëshon faturë/ Paketa Fiskale 2024, 50 mijë lekë gjobë për kuponin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore kur shesin mallra apo kur furnizohen me mallra në rastet ku janë subjekte të “vetëfaturimit” do të gjobiten me 500 mijë lekë në rast se gjenden dy herë në shkelje brenda vitit.

Ky trefishim i gjobës është i parashikuar në ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore dhe është pjesë e paketës fiskale për vitin 2024.

“Gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi, gjobë 100 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi me TVSH-në, gjobë 500 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ”, thuhet në projektligj.

Ministria e Financave thotë se shkak për këto ndryshime është bërë ruajtjen e proporcionalitetit të dënimeve në përputhje me shkeljen tatimore, lidhur me shkeljet për mos-lëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese, nga tatimpaguesi.

Në ligjin aktual gjoba për këtë shkelje për bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin koperativ është në vlerën 150 mijë lekë.

Po ashtu të gjitha kategoritë e bizneseve që nuk lëshojnë faturë tatimore në shkeljen e parë kanë masa penaliteti nga 25 deri në 75 mijë lekë, në varësi të madhësisë së biznesit./   S.M

Të fundit

Dita ndërkombëtare e gruas, Google feston me Doodle kontributin e femrave në teknologji

Google ka festuar me një Doodle Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kombet e Bashkuara e njohën për herë të parë...

Gratë dyfishuan llogaritë bankare nga viti 2011, tejkaluan burrat

Gjatë dekadës së fundit, gratë në Shqipëri kanë bërë përparime të rëndësishme drejt pavarësisë financiare. Sipas statistikave të publikuara nga Banka Botërore, numri i...

Kur bluza e Zelenskyt shndërrohet në… gjeopolitikë!

Kush do ta kishte menduar se zgjedhja e një bluze polo, edhe nëse e krijuar nga një stilist, do të kthehej në një çështje...

‘Sherr’ në Shtëpinë e Bardhë para Trump, Elon Musk përplaset me Marco Rubion për USAID

Klima nuk është aspak e qetë mes Elon Musk dhe anëtarëve të kabinetit të Donald Trump. Këmbëngulja për shkurtimin e personelit nga kreu i Doge, departamenti...

SHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork,...

Lajme të tjera

Web TV