Vuçiç: Gënjeshtër, nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.
Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiç, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.
Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Lexo edhe :  Senatori Italian kritikon arrestimin e Veliajt: Çfarë ndodh nëse del i pafajshëm?

Në atë kohë, Vuçiç në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t’i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t’u bërë anëtarë të BE-së./I.S

Të fundit

Vengu: Pajimet në situatën aktuale të kërcënimeve janë tërësisht të pamjaftueshme

Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”,...

Rama: Demokratët kanë lindur me këmishë, na e shohin hajrin edhe kur s’na votojnë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë e PS, në njësitë 7 dhe 10, Kamëz. Ai ka theksuar se Kamza është një...

Debati në Shtëpinë e Bardhë: Trump po shqyrton ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit të ndihmës së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën pas shkëmbimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, raporton Washington...

Rama në takim me asambletë socialiste tregon pse duhet votuar PS më 11 maj

Kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7, 10 argumentoi pse vota e 11 majit është...

Zbulohet, kjo është partnerja e re e Atilla Kardesh që bëri ‘namin’në BBVK

Nuk qëndroi shumë gjatë në BBVK 3, por me aq orë prezencë, Atilla Kardesh ishte një ndër emrat më të bujshëm të këtij edicioni. Marrëdhënia...

Lajme të tjera

Web TV