Opozita sot në Kuvend, Fevziu: Është e vetmja mënyrë që të ndihet….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në studion e “Milori Live”, Fevziu u shpreh se opozita është në një situatë të tillë që nuk ka zgjidhje tjetër për t’u evidentuar.

“Opozita po vuan në mënyrë absolute gabimet e veta, faktin që nuk reagoi siç duhej menjëherë pas zgjedhjeve të 2021-it, duhet ta largonte Bashën, duhet të kishte ruajtur kohezionin e brendshëm, duhet të kishte zgjedhur një kryetar të ri opozitë. Sot do kishim një opozitë që do ishte shumë më serioze, shumë më kërcënuese për mazhorancën, nuk e di do fitonte apo jo…Por, me shumë gjasë edhe mund të fitonte sepse shifrat ishin shumë afër. Askush në PD nuk tentoi të përjashtojë Bashën, me përjashtim të Agron Shehajt i cili kandidoi kundër tej dhe ju e dini si shkoi historia.

Pastaj Basha bëri lëvizjen kundër Berishës…Domethënë, ndonjëherë është ajo historia e kumbullave të tharta, që kur i ha nuk të rregullohet goja për një kohë të gjatë. Që do të thotë, nëse opozita do të kishte reaguar më herët do të ishte në një situatë tjetër. Por, në situatën që është nuk ka një zgjidhje tjetër veçse të ndihet, se ndryshe nuk do ekzistojë më fare.”

Sipas gazetarit, mazhoranca është e favorizuar në këtë rast sepse po bën një “lojë” mes dy opozitave në bazë të interesave të saj.

“Edhe po të ikë Berisha, ata që mbeten do ta bëjnë njësoj. Ideja është do pyeten apo jo, do kenë ca të drejta dhe këta apo jo. Nga ana tjetër PS e çon çdo gjë te Berisha dhe kjo e favorizon njëfarë mënyre sepse duket histori 30 vjeçare që përsëritet vazhdimisht. Unë nuk di të them cila është strategjia, është e thjeshtë. Kemi një opozitë e cila do të faktorizohet, që nuk ka as letrat legale të saj, që ia ka pala tjetër. E vetmja mënyrë që të ndihet dhe të evidentohet është të jetë radikale në raport me mazhorancën. Kemi një mazhorancë që luan mes dy opozitave të futura në kaos duke u munduar t’i mbajë dhe t’i lëshojë sipas interesave të veta. Kostoja është tek vendi, ka një mazhorancë shumë të fuqishme dhe një opozitë me probleme. Është momenti që opozita duhet të marrë një vendim, që të ndihet si ekziston.”

I pyetur se çfarë ndodh nëse opozita krijon protesta, ai u shpreh: Janë një formë e jashtëzakonshme e funksionimit të shoqërisë, që e vë në vështirësi qeverinë. Kemi opozita të tjera që kanë dalë në rrugë dhe kanë imponuar vendime. Por që të nxjerrësh njerëzit në rrugë, duhet të tregosh që je i besueshëm dhe që po mbështet një të mirë publike./I.S

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV