Kursi i këmbimit Euro-Lek prek nivelin më të ulët që prej mesit të muajit gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 105.36 lekë.

Kursi i këmbimit të Euros ka rënë për të gjashtë ditë radhazi ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 17 gusht.

Kursi i këmbimit Euro-Lek preku nivelet minimale historike në muajin korrik, duke u afruar shumë afër kufirit të 100 lekëve. Në muajin gusht, kursi pësoi një rritje të shpejtë që e çoi deri sipër kufirit të 110 lekëve.

Më pas, gjatë muajit shtator kursi zbriti deri afër nivelit të 106 lekëve, ndërsa deri në javën e fundit të tetorit kursi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm pranë nivelit të 106 lekëve. Por, ditët e fundit, kursi po shënon një tendencë të re rënëse dhe tashmë po i drejtohet përsëri kufirit të 105 lekëve.

Sipas agjentëve të tregut valutor, kursi i këmbimit ka zbritur në një ekuilibër ndjeshëm më të ulët këtë vit. Nga njëra anë, kjo i detyrohet prurjeve të larta valutore hyrëse, që kanë rritur ofertën e valutës në treg. Sezoni turistik këtë vit ka prekur shifra rekord dhe është zgjatur më tej në kohë. Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që hovi i turizmit të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, oferta e Lekut këtë vit ka qenë e shtrënguar, për shkak të normave më të larta të interesit dhe sidomos për shkak të politikës fiskale shtrënguese dhe deficitit të lartë buxhetor.

Një situatë e tillë e ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme kursin Euro-Lek në nivelet më të larta historike. Në teori, rritja e djeshme e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë mund të ketë një efekt të mëtejshëm në drejtim të forcimit të lekut në kursin e këmbimit.

Lexo edhe :  Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

Një nga faktorët e pakët që mund të sjellin një forcim të përkohshëm të Lekut mund të jetë shpenzimi i përqendruar i deficitit buxhetor në muajin e fundit të vitit.

Një fenomen i tillë u vërejt edhe vitin e kaluar, kur kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të ndjeshme, për shkak të pagesave të mëdha buxhetore që u përqendruan në ditët e fundit të dhjetorit. Megjithatë, ky efekt pritet të jetë kalimtar.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë rritjen e normës bazë deri pranë nivelit ekuilibër, që vlerësohet afër kufirit të 4.5%. Mbështetur në projektbuxhetin 2024, edhe politika fiskale pritet të ruajë një tendencë konsoliduese, element që favorizon gjithashtu një Lek të fortë në kursin e këmbimit./e.t

Të fundit

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve

Dasma e fundit e pronarit të Amazon Group, Jeff Bezos, ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë e...

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Përgjatë viteve, në Ballkan janë ndërtuar mure, janë vendosur gardhe, janë vizatuar kufij, por një rrezik i padukshëm ka kaluar lirshëm mbi to: sulmet...

“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën...

2 korrik 1990: Në Prishtinë shpallet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga Serbia

Më 2 korrik 1990, në një akt të guximshëm dhe historik, 113 deputetë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV