3 Nëntor 1992/ Bill Clinton zgjidhet presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidencialet amerikane të vitit 1992, kishin 3 kandidatë kryesorë:presidentin aktual George H. W. Bush; guvernatorin demokrat të Arkansasit Bill Klinton, dhe biznesmenin e pavarur nga Teksasi, Ross Perot. Bush kishte distancuar pjesën më të madhe të republikanëve, pasi shkeli premtimin e tij të vitit 1988 për të rritur taksat.

Clinton i fitoi zgjedhjet me 43 përqind të votave, përkundrejt 37.4 përqind që mori rivali Bush. Zgjedhja e tij, i dha fund 12 viteve rresht të sundimit republikan në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë mandatit të tij të parë, Clinton do të përqendrohej në ndihmën ndaj shtresave të paprivilegjuarve, dhe futjen e miliona prej tyre në skemën e sistemit shëndetësor.  Mandati i parë ishte relavisht i lehtë, por i dyti që filloi në vitin 1997 do të tronditej nga skandalet.

Skandali më i madh do të përfshinte stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky, e cila pati një lidhje jashtëmartesore me presidentin. Kongresi votoi pro fajësimit dhe nisjes së procedurave të shkarkimit të Clinton, por në fund Senati votoi për ta liruar presidentin nga të gjitha akuzat. Në rrafshin ndërkombëtar, Klinton do të mbështesë fushatën ushtarake të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një ndihmë vendimtare për çlirimin, dhe më pas pavarësimin e kësaj të fundit.

Kalendar

3 Nëntor 1529 – Në Angli, parlamenti mblidhet për herë të pas pas 5 vitesh, dhe në Dhomën e Komunëve miratohen disa ligje kundër abuzimeve midis klerit dhe gjykatave kishtare.

3 Nëntor 1534 – Parlamenti anglez miraton Aktin e Parë të Supremacisë, duke e bërë Mbretin Henry VIII kreun e Kishës Anglikane, që zëvendësonte kështu autoritetin e Papës dhe Kishës Katolike Romake .

3 Nëntor 1867 – Giuseppe Garibaldi dhe pasuesit e tij, mposhten në betejën e Mentanas, dhe dështuar t’i japin fund pushtetit të përkohshëm të Papës në Romë (kjo do të arrihet tre vjet më vonë).

Lexo edhe :  13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

3 Nëntor 1921 – Shoferët e transportit të qumështit në SHBA, nisin një grevë duke derdhur mijëra litra qumësht në rrugët e qytetit të Nju Jorkut.

3 Nëntor 1982 – Një zjarr vdekjeprurës në tunelin Salang, që bashkon Afganistanin verior dhe atë jugor nën vargmalin Hindukush, shkakton vdekjen e 2000 njerëzve gjatë pushtimit sovjetik të vendit.

3 Nëntor 1990 – Vendet më të industrializuara të botës si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, bien dakord që të mos hedhin mbeturinat e tyre në det. Për këtë qëllim, ato nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët 20-vjeçare.

 

 

 

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV