Musk i ofron Zuckerberg 1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e Facebook në “Faceboob”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një faqe e lajmeve satirike BabylonBee ka raportuar se miliarderi i teknologjisë Elon Musk i ka ofruar Mark Zuckerberg-ut 1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e Facebook, në “Faceboob

Musk-ut me sa duket ky artikull i ishte dukur qesharak dhe kështu e kishte rishpërndarë në llogarinë e tij në X duke shkruar: “Do të ishte emër shumë më i mirë”.

Raportimi satirik nga BabylonBee me sa duket vjen pasi Musk ditë më parë kishte thënë se do të ishte i gatshëm t’i ofronte uebfaqes Wikipedia 1 miliard dollarë, nëse kjo uebfaqe do të ndërronte emrin në “Dickpedia”.

Rivaliteti midis Musk dhe Zuckerbergut ka qenë diskutimi në rrjetet sociale sidomos në kohën kur të dy kishin dhënë indikacione se do të zhvillonin një luftë në kafaz, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Së fundmi, rikujtojmë se Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian.

Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, tha një person i njohur me kompaninë.

Personi shtoi se miliarderi i Tesla, i cili bleu Twitter një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Evropian nga qasja në të.

O.S

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV