Ujësjellësat/ Më shumë investime në 2024, prioritet marrin zonat bregdetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimet në ujsjellës-kanalizime  do të jenë në fokus të  buxhetit për vitin 2024.Në projektbuxhet parashikohet një fond me financim të brendshëm  prej 8.8 miliardë lekësh për këtë vit  ose 1.5 mld më shumë krahasuar kjo me një vit më parë.

Ndërkohë në total shpenzimet vetëm për këtë  sektor  prekin vlerën 11.5 mld lekë.Ndërhyrjet gjatë vitit të ardhshëm do të përqëndrohen kryesisht në investimet e ujsjellës-kanalizimeve që janë në zonat bregdetare.

Kjo nismë është një masë e marë për të përballuar fluksin e turistëve   që kanë vizituar këtë vit Shqipërinë. Koha  e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrijë  në 21 orë. Përsa I takon zonave fokusi do të jetë sidomos në jug  dhe në listë  janë  furnizimi me ujë i zonave bregdetare, të  Drimadhes dhe Dhërmiut që i është akorduar  fondi më i madh. Programi  i “Ujësjellës Kanalizimeve ”  parashikon gjithashtu  ulje të humbjeve  në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026.

Aktualisht sektori  i ujsjellës-kanalizimeve  është në një proces reformimi dhe riorganizimi, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2020-2030. Synimi është ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 shoqëri rajonale me qëllim final menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare. O.S

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV