Kritikat për mbipeshën/ Ronaldo Sharka: Kam probleme shëndetësore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori Ronaldo Sharka treguar për herë të parë lidhur me problemet shëndetësore që e pengojnë atë të humbi kilogramë, pasi është kritikuar shpesh lidhur me peshën trupore gjatë performancave në Dancing.

Ronaldo ka pranuar se pavarësisht përkushtimit të tij ndaj palestrës dhe dietës, problemet shëndetësore që ka ia kufizojnë që ai të arrijë rezultat, ndërsa nuk ka treguar më shumë mbi këtë të fundit.

Ti pse mërzitesh kur të shajnë për shëndetin?

Ronaldo Sharka: Kush tha që acarohem. Unë jam i pari që nuk acarohem dhe këtë gjë e kam kthyer në trend në rrjetet e mia sociale dhe bëj fushata për t’i ardhur në ndihmë sepse shumica e njerëzve në Shqipëri dhe në botë janë mbipeshë dhe vuajnë nga obeziteti.

Ti nuk e ke hall, do ta mbash për qejf, sepse po ti vesh vetes detyrë që të dobësohesh, ia arrin qëllimit?

Ronaldo Sharka: Po nga e di ti që nuk e kam hall unë? Ti nuk ke ardhur me mua të bësh vizita tek mjeku dhe të gjithë këta njerëzit që merren me mbipeshën. Ti nuk ke qenë pas meje sa herë që unë jam vizituar trajnuar për këtë gjënë dhe që unë kam probleme të bie nga pesha.

Çfarë problemi ke pra?

Ronaldo Sharka: Probleme që me emra shkencorë nuk di t’i shpjegoj mirë, por që mi kanë shpjeguar njerëzit që merren me këtë fushë, kështu që edhe unë jam në luftë të përditshme, pavarësisht se punoj nga tre-katër orë në ditë në palestër dhe mbaj një lloj diete ushqimore, por megjithatë kam rënë gjashtë kg./    S.M

Të fundit

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV