“Po na vrasin”/ VIDEO prekëse, gazetari në Gaza heq jelekun para bombardimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç shumë civilëve, lufta që po zhvillohet në Gaza mes Izraelit dhe Palestinës u ka marrë jetën edhe shumë gazetarëve.

Kjo ka bërë që gazetari palestinez Salman al-Bashir të shfaqet i revoltuar teksa raportonte për zhvillimet e fundit. Ai shihet teksa heq veshjen që supozohet ta mbronte nga sulmet, ndërsa shpërthen në lot.

“Nuk durojmë dot më, jemi të rraskapitur”-, shprehet ai, teksa dhe kolegia e tij në studion televizive nuk i mban dot lotët.

Korrespodenti i Al Jazeera, heq përkrenaren dhe jelekun, duke deklaruar se një nga kolegët e tij dhe 11 anëtarë të familjes së tij u vranë në shtëpinë e tyre në Gaza.

“Nuk ka mbrojtje apo imunitet ndërkombëtar. Këto jelekë dhe helmeta nuk na mbrojnë. Është vetëm një fjalë (duke iu referuar shkrimit PRESS në veshjen e gazetarëve që mbulojnë zonat e luftës), që nuk bën absolutisht asgjë për të mbrojtur asnjë gazetar. Këtu jemi edhe ne viktima. Na vrasin njëri pas tjetrit me kosto zero. Thjesht po presim radhën. Kolegu ynë, Mohammad Abu Hattab, ishte këtu 30 minuta më parë dhe tani ai ka vdekur së bashku me gruan, vëllain e tij. Dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së tij janë viktima brenda spitalit”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se bombardimet izraelite janë bërë të padurueshme për banorët e Gazës.

“Askush nuk kujdeset për ne apo për shkatërrimet dhe krimet e përhapura në Gaza”, vazhdon ai duke shpërthyer në të qara.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), gjithsej 36 gazetarë kanë humbur jetën në përleshjet në Gaza./   S.M

Të fundit

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Zjarri rrezikon banesat, banorët izolojnë flakët në Pogradec

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë...

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV