Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, thotë se Ledri dhe Sara janë ndarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, konfirmoi se Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë ndarë.

“Ekskluzivisht për Prive, [ndarja] është konfirmuar nga menaxheri i njohur, Faton Shoshi,” raporton Prive.al.

Kujtojmë se Faton Shoshi ka qenë menaxher i Ledrit për vite me radhë dhe më pas i dhanë fund bashkëpunimit, ndonëse mbetën miq. Në tetor të këtij viti, në një intervistë për emisionin “Canapé” në T7, Shoshi konfirmoi se ka marrë sërish Ledrin në menaxhim.

Ledri dhe Sara nuk kanë reaguar zyrtarisht për ndarjen. Në rrjet, po qarkullon edhe teoria se të gjitha aludimet për ndarje mund të jenë për qëllime marketingu, pasi në deklaratën për Prive, Faton Shoshi shtoi se së shpejti Ledri do të sjellë një këngë të re. Nga ana tjetër, Sara gjithashtu ka ngacmuar ndjekësit e saj se është duke punuar me një projekt të ri, për të cilin nuk ka zbuluar shumë detaje.

Sidoqoftë, e vërteta mbetet ende e paqartë. Deri tani, sipas Shoshit, Sara dhe Ledri nuk janë më bashkë.

Ledri dhe Sara, prej vitesh janë në një marrëdhënie dhe gjithashtu, janë prindër të një vajze, të quajtur Poem Blu./E.Ç

Të fundit

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë zhvillimit të operacionit “Ura”, që...

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon...

Lajme të tjera

Web TV