Kur duhet t’i lani dhëmbët, para apo pas mëngjesit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një pyetje që ndoshta ju vjen ndërmend shpesh, por nuk ka një përgjigje të vërtetë: ajo që ka rëndësi është të mos harrohet përdorimi i furçës së dhëmbëve, një aleat i dobishëm në luftën kundër baktereve të pranishme në zgavrën e gojës dhe që mund të riprodhohen së tepërmi nëse nuk eliminohen përmes larjes. Ja çfarë duhet të dini për të bërë zgjedhjen e duhur, në varësi të zakoneve tuaja.

Para mëngjesit – Nëse jeni ndër ata persona që lani dhëmbët dhe më pas konsumoni mëngjesin, avantazhet janë të dukshme: gjatë natës , në fakt, pështyma reduktohet ndjeshëm dhe kjo kontribuon , së bashku me faktorë të tjerë, në rritjen e baktereve që jetojnë në gojën tonë. Një mëngjes i pasur me karbohidrate me sheqer do të ndihmonte në zgjerimin e tyre në mënyrë të pakontrolluar. Për më tepër, prodhimi i acideve mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve duke i bërë dhëmbët më të ndjeshëm dhe të dobët. Për këtë arsye, larja e tyre para mëngjesit do të ndihmonte në largimin e baktereve dhe prodhimin e pështymës.

Disavantazhi- Edhe pse mund të jetë një avantazh i madh larja e dhëmbëve para mëngjesit, disavantazhi i dukshëm është mos pastrimi i dhëmbëve nga ushqimi i mëngjesit, gjë që mund të favorizojë rritjen e ngarkesës bakteriale dhe mund të rrisë aciditetin.

Pas mëngjesit – Situata është padyshim e ngjashme për ata që lajnë dhëmbët pasi kanë ngrënë mëngjesit: përparësia e dukshme është se larja e dhëmbëve pasi keni ngrënë para së gjithash ju lejon të hiqni ushqimin që do të mbetej mbi dhëmbët tuaj, ndoshta deri në mbrëmje. Një faktor tjetër që nuk duhet harruar është se fluori në pastën e dhëmbëve do të funksionojë më mirë gjatë ditës nëse nuk zhvendoset duke përtypur ushqimin menjëherë pas larjes.

Lexo edhe :  Rreziku nga vapa/ Ministrja Koçiu: Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Disavantazhi- Por kini kujdes: pasi pijet acidike si kafeja ose lëngu i portokallit janë tipike për mëngjesin , larja e dhëmbëve shumë shpejt pas një vakti mund të dëmtojë smaltin. Para se t’i lani, do të ishte më mirë të prisnit që të rivendoset pH natyral i gojës, i cili zgjat të paktën 30 minuta.

Në çdo rast, të gjithë ekspertët bien dakord për një aspekt: ​​është e rëndësishme të mos harroni të lani dhëmbët dhe ta bëni atë me kujdes. Dentistët rekomandojnë që dhëmbët të lahen dy herë në ditë për të ruajtur higjenën e mirë orale.

*P.s për çdo ripostim pa leje të artikujve të përkthyer apo të shkruar në shqip nga Tiranapost.al do të keni një email nga avokati në adresën tuaj. Raste të shumta ndodhin çdo ditë dhe ju lutemi të respektojmë punën e secilit/I.S

Të fundit

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Gomonia po fundosej nga moti i keq, policia detare shpëton 5 persona

Gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia e...

“Harrohet” lufta, plas grushti në parlamentin ukrainas

Kaos dhe përplasje fizike në Parlamentin e Ukrainës të enjten, teksa dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për...

Lajme të tjera

Web TV