Kinematografia në zi!/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditë zie për kinematografinë amerikane! Aktori i famshëm, Peter White, i njohur për punën e tij në telenovelën “All My Children” dhe në adaptimet e “The Boys in the Band”,  ka ndërruar jetë më moshën 86-vjeçare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga  aktorja e “All My Children”, Kathleen Noone për “The Hollywood Reporter”. White ‘mbylli sytë’ në shtëpinë e tij në Los Angeles të mërkurën.

Aktori i lindur në Nju Jork, i cili kishte festuar ditëlindjen e tij të 86-të muajin e kaluar, portretizoi personazhin Linc Tyler në “All My Children” të ABC në 12 episode të serialit nga 1976-2005, sipas iMDb.

White luajti rolin e Alan McCarthy në “The Boys in the Band”, si në skenë ashtu edhe në filmin e vitit 1970 nga regjisori William Friedkin. Ai filloi të shfaqej në rol në prill të vitit 1968 në ambientet jashtë Broadway.

Aktori i njohur ishte i diplomuar në Universitetin Northwestern dhe gjithashtu kishte studiuar zanatin e tij në Shkollën e Dramës Yale.

Ai filloi në televizionin CBS The Secret Storm nga 1965-1966, duke portretizuar personazhin Jerry Ames, ai gjithashtu u shfaq në serialin NYPD në 1968 në një rol të ftuar./e.t

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV